Mobi Casa

Një rrëfim kushtuar Rifat e Rexhep Hamitit

/ 6 minuta lexim

Gjilan – Në çastet e vështira popullin mund t’a shpëtoj vetëm trimëria si virtyt i individëve dhe tërësia e të gjithëve që përcaktojnë madhështinë e tij, kjo më së miri është mbjellë në Oxhakun e Rifat Zhegocit babait të Rexhep Hamitit për të cilin po mundohemi të themi atë që është dashtë të shkruhet e të thuhet shumë më herët në memorien tonë e të bërit histori që neve gjithmonë na ka munguar. Nga e para Mixha Rifat është i pari ndër të parët që u përball me mizorinë sllave, në kohën e Kralit të Serbisë pas kolonizimit të Kosovës, ai si burrë i fisëm që ishte zgjidhet në parinë e Zhegocit.

Një ditë e thërrasin nga qendra e atëhershme e xhandarmërisë në fshatin Terpezë se në këto anë do të vinte për gjueti Komandanti i xhandarmërisë së këtij rajoni për gjah në malet e Zhegocit, porosia ishte se njerëzit duheshin t’i zëvendësonin zagarët për të trembur gjahun që ata më lehtë ta vrisnin.

Kryexhandari Stanishiq kishte instaluar frikë dhe tmerr në këto anë. Njerëzit e ftuar filluan të futeshin maleve për të trembur gjahun, Mixha Rifat ishte ndalë në cep të rrugës dhe vëzhgonte çka duhet të bënin shqiptarët e shkretë, në ato momente afrohet Kryexhandari Stanishiq i hipur mbi kalë me fjalë shumë nënçmuese i drejtohet:çka pret t`i pse nuk hyn si shokët në mal, aty vijnë deri te një fjalosje e ashpër e mixhës Rifat dhe ky pa një pa dy nuk mund t’a duron fyerjen dhe me një shtagë krroqe e qëllon mu në lule të ballit, deri sa ai kthjellët me përgatitë pushkën mixha Rifat largohet nga vendi dhe ik në mal. Ky ishte guxim i pa parë me e rraf kryexhandarin e Kralit në atë kohë. Po ta kishin zënë atë ditë apo edhe më vonë atë e priste më së paku burgu i përjetshëm. Më vonë me ndërmjetësimin e Okllapve që ishin odë në zë ndërmjetësuan te Krali dhe kuptohet me para e blenë lirinë e Plakut trim.

Pas të ashtuquajturit çlirim mixha Rifat si pari e fshatit Zhegoc caktohet porotë në Gjykatën e Gjilanit. Pasi ftohet për të bërë punën e porotës në një seancë gjyqësore në të hyrë në sallës e gjykimeve procesmbajtësi i cili ishte shqiptar i kërkon nga ai t’a heq plisin nga koka pasi aty ishte fotografia e Titos, e mixha Rifat kuptohet as që i shkon ndërmend me e heq plisin e bardhë nga koka, seanca vazhdon po Plisi i bardhë mbetët aty ku e kishte vendosur në maje të kokës. Kjo ishte seanca e fundit në të cilin mori pjesë mixha Rifat pasi e larguan përgjithmonë.

Thotë një fjalë e moçme “Dardha pikë nën dardhë” edhe Rexhepin djalin e dytë e përcjellin pothuaj të ndejat përballje vetëm tani me një armik më të sotisfikuar.

Për punën publike si udhëheqës politik e shoqëror është thënë diçka po më së miri e ka thënë vepra dhe qëndrimi i tij për të drejtat e shqiptarëve në ish Jugosllavi në të gjitha periudhat e zhvillimit të tij intelektual e politik, fjalimet e tij në Kuvendin e Jugosllavisë për mbrojtje të autonomisë nga regjimi fashist që po instalohej ishin jo vetëm të guximshme, po edhe shembull për gjenerata se lufta duhet bërë aty gjendesh.
Mirëpo diçka që nuk është thënë asnjëherë në publik e që është po aq kuptimplote është përballja me çetnikët e Gjilanit, në ato mbledhjet rreth ndryshimeve statutore të Kosovës.

RCCOLA

Të njëjtën gjë që babi i tij Rifat Zhegoci e kishte bërë kundër Kryexhandarit Stanishiq atë e përsërit Rexhepi kundër çetnikut Aleksander Vasiq, vetëm këtu Rexhepi nuk kishte shkop po e përdori karrigen e drurit duke e hedhur drejt kokës së tij, aty ndërhyn disa koleg që ishin të pranishëm dhe e shpëtuan nga më e keqja. Menjëherë gjatë natës u njoftuan autoritet në Beograd, në mëngjes gazeta famoze “Politika” shkruan për torturat që po pësojnë politikanët dhe populli serb në Kosovë.

Edhe një moment tjetër që vlen të përmendet, qysh në fillim të diskutimeve për ndërrimin e Kushtetutës së Kosovës Rexhepi në prani të Dragan Laziqit ish kryetar i Komunës së Gjilanit, Vukashin Jokanoviqit një kuadër federative, Vidosav Aleksiqit dhe Qeda Goga një cincar i Maqedonisë ju thotë se ju me këtë po e promovoni fashizmin ne krye me Millosheviqin, që deri atëherë asnjë politikan nuk kishte marre guximin me ja u thënë në fytyrë.

Pasi regjimi fashist i Millosheviqit e shpërbën çdo pore politike të jetës edhe ashtu të kufizuar Rexhepi burgoset me “Grupin e Beqir Hoxhës” me pretekst se këta po përgatiteshin bazat për mbrojtje territoriale të armatosur, të gjithëve ju shqiptua dënimi nga 1-4, 5vjet burg të rëndë.

Gjenerata e tretë e këtij oxhaku Makfire Hamiti vajza e Rexhepit e cila ishte e punësuar si referente administrative në Fabrikën e bukës në Gjilan kalon të njëjtën situatë si gjyshi dhe baba.

Reja e Aleksander Vasiqit punonte në të njëjtën ndërmarrje dhe në të njëjtën zyre me Makfiren, derisa Makfirja ishte në grevë të përgjithshme Verica Vasiq ja kishte mbyllë derën e zyrës me pretekst se po frikohet mos po e sulmonte si baba vjehrrin e saj, po Makfirja nuk priti shumë dhe e theu derën e zyrës, pastaj u përball me ato farë komisionet e tyre derisa definitivisht i larguan të gjithë nga puna.

Dhe krejt në fund tregimi për Rexhepin dhe rrënjën e tij familjare është vetëm një rrugë nga epizoda në epizodë që kam mund t’a përshkruaj, arsyeja e tërë këtij kallximi ishte “Mirënjohja për të drejtat e Shqiptareve në ish Jugosllavi” e akorduar nga Kryetari i Komunës z.Lutfi Haziri i cili me shumë sens ka përmbyllë të gjitha epokat me personalitetet e kohës që çdo njërit veç e veç i ka takuar, kjo e bënë çdo gjilanas të ndihet mirë e krenar pa dallim partie, pra vetëm kështu promemoria jonë do t’i qëndroj sfidave të kohës dhe historisë. /hajdar paçarada/rajonipress/