Fidanishtja

Kushtet e përdorimit

Faleminderit që jeni përdorues i shërbimeve tona në internet në ueb faqen rajonipress.com. Ju jeni në këtë hapësirë të sajtit për të mësuar për kushtet e përdorimit. Termet e përdorura si “ne,” “jonë”, “tona”, “tonë” “tanë” , “ynë” i referohen tutje RajoniPress.

Këto kushte të përdorimit, aplikohen për të gjithë përdoruesit tanë (që përfshinë persona ose përfaqësues të subjekteve juridike, ose motorë digjital të cilët ngjiten, indeksojnë, kopjojnë, ruajnë ose transmetojnë përmbajtje digjitale).

Këto kushte të përdorimit mund të modifikohen në çdo kohë nga ana jonë. Prandaj, ju lutem kontrolloni kohë pas kohe këtë hapësirë të sajtit për të mësuar për ndryshimet e bëra.

Duke përdorur përmbajtët, veglat, veçoritë dhe funksionalitetin e vendosur në rajonipress.com, nëpërmjet API të kësaj ueb faqeje ose nëpërmjet ndonjë aplikacioni ose faqeje tjetër të ndërfaqeve me rajonipress.com, ju pranoni të jeni një “Vizitor” (që do të thotë që ju thjesht kërkoni faqen e internetit rajonipress.com). Termi “ju” ose “Përdorues” i referohet një Vizitori në internet.

Me rastin e hyrjes në faqen rajonipress.com, ju pajtoheni të pranoni kushtet e shërbimit aktual, sipas ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme, si dhe pajtoheni se jeni përgjegjës për pajtueshmëri me çfarëdo ligji të zbatueshëm vendor. Nëse nuk pajtoheni, ju mund të mos vizitoni më faqen.
Kontakti me ne

Themelues
Musa Sabedini
Adresa: Rruga Xhemaj Mustafa, Gjilan, Kosovë
Email: [email protected] dhe [email protected]
Tel/Mob: +383 44 132 402
Rrjete Sociale: Facebook

Shenja identifikuese

RajoniPress, emri, logo dhe përmbajtjet intelektuale/autoriale janë pronë e RajoniPress dhe nuk mund të përdoren në asnjë formë pa leje paraprake.

Shërbimet

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emërtuar Rajoni Press, është krijuar ekskluzivisht për ta informuar shpejt, drejtë, saktë dhe objektivisht lexuesin, kudo që ndodhet. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Materialet mund të përdoren nga ju vetëm për qëllime informacioni apo nëse nga ne ju lejohet ndryshe. Ne mund të shtojmë karakteristika të reja ose të fshijmë ato, në cilën do kohë që e vlerësojnë të arsyeshme edhe atë pa paralajmërim.

Ne, jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbime digjitale kualitative. Pavarësisht kësaj, gjatë punës mund të shfaqen edhe gabime a lëshime të natyrës teknike ose si rezultat i përditësimeve të teknologjive, ose edhe pasaktësi të tjera. Nuk garantojmë që këto shërbime nuk do të ndërpriten apo do të jenë pa gabime a lëshime. Ne marrim përsipër përkushtimin për eliminimin e defekteve dhe gabimeve. Ne kemi të drejtën që në çdo kohë dhe pa njoftuar paraprakisht, të ndryshojmë, shtojmë ose të fshijmë faqen tonë plotësisht ose pjesërisht, ose që të pezullojë funksionimin e saj përkohësisht apo përgjithmonë, pa pasur detyrime.

Megjithatë, ne i inkurajojmë përdoruesit tanë të raportojnë gabimet/lëshimet teknike. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të rregulluar/përmirësuar lëshimet e tilla. Lajmërimet mund të i bëni përmes postës tonë elektronike [email protected] dhe [email protected]. Ju lutemi, të jeni specifik dhe të përshkruani në mënyrë të kuptueshme natyrën e lëshimit eventual.

Për më tepër, nuk jemi përgjegjës për asnjë-lloj përmbajte të transmetuara ose publikuar në shërbimet tona nga palët e treta. Cilado nga këto përmbajte të palëve të treta nuk pasqyrojnë qëndrimin tonë.

Politikat e privatësisë

Për të mësuar për politikat e privatësisë, ju lutem shfrytëzoni për informacion këtë adresë: PRIVATËSIA

Modifikimet

Kushtet dhe mënyrat e përdorimit të shërbimeve të kësaj faqeje mund të rishikohen dhe ndryshohen. Kjo mund të bëhet në çdo kohë pa lajmërim dhe do të shfaqet koha, data dhe natyra ku tregohen qartë në këtë dokument për rregullat e reja.

Përditësimi i fundit: 05.01.2019