FIDANISHTJA

Dobitë interesante të bimës më të vjetër të kultivuar në botë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rrushi përdoret si ilaç për pastrimin e gjakut, rregullimin e tretjes, heqjen e shtresave dhjamore nga trupi si dhe largimin e vështirësive reumatike dhe alergjive të lëkurës.

Rrushi është burim për vitamina C dhe vitamina të grupit B (pos B12), që ndikojnë mirë në sistemin nervor.

Rrushi përmban edhe kalium, fosfor, kalcium, magnez, mangan, natrium, bakër, zink dhe hekur,transmeton gazeta Kosova Sot.

LËNGU I RRUSHIT ËSHTË I PASUR ME VITAMINA A, B DHE C

Në 100 gr rrush të freskët, gjenden 69 kcal, 0,72 gramë proteina, 0,16 gramë yndyrë, 18,10 gramë karbohidrate, 0,9 gramë fibra dhe 15,48 gramë sheqer rrushi. Është i pasur edhe me polifenole, substancë që mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut.

FIDANISHTJA

RRUSHI NORMALIZON PUNËN E ZORRËVE DHE VESHKAVE

Sheqeri nga rrushi shpejt futet në gjakrrjedhje dhe për këtë fakt është i dobishëm me rastin e lodhjeve fizike dhe psikike.

Rrushi i zi përmban pigmentin antocianinë, që ndikon ngjashëm sikurse glikopeni nga domatet, si antioksidues i fortë, që përmirëson tretjen dhe rregullon punën e zorrëve.

Antioksiduesit nga rrushi i zi mbrojnë nga dëmtimet, që mund t’i shkaktojnë radikalet e lira, hollojnë gjakun, ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe ulin rrezikun nga sulmi në tru dhe tumoret.

(Kosova Sot Online)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.