RCCOLA

Haziri: Udhëheqja e LVV ka shkaktuar regres dhe depresion politik e ekonomik në Gjilan

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – LDK sot ka program të gatshëm zhvillimor Gjilani 2030 që rikthen investimet publike, përfundon projektet e mëdha si autostrada, rrugët regjionale, impiantin, stadiumin, Mirushen, Stanishorken, Parkun e Paqes dhe 72 projekte në qytet e fshat. Programi për Familjen në Gjilan duhet me fituar ribesimin që doli nga një zgjedhje aksidentale ka thënë Lutfi Haziri për rajonipress.

“LDK në Gjilan si parti me e madhe politike karshi një ekzekutivi komunal nga pakica politike që udhëhiqet nga VV tashmë në Gjilan kanë shkaktuar regres dhe depresion ekonomik e politikë. Paaftësi me udhëheqë me politikë zhvillimore, mungese dije në planifikim dhe dështues i madh në zbatim të ligjit. Shkelje në të drejtat për punësim, anulime të konkurseve, nepotizëm e klientalizem që se ka pas Gjilani që prej pasluftës. Qeverisje e Kamionëve të vjetër e keqpërdorues” ka thënë Lutfi Haziri derisa ka folur për qeverisjen e dobët të LVV në Gjilan.

ARKATANA

Haziri mendon se LDK ka program për ta rifituar besimin e gjilanasve.

“LDK sot ka program të gatshëm zhvillimor Gjilani 2030 që rikthen investimet publike, përfundon projektet e mëdha si autostrada, rrugët regjionale, impiantin, stadiumin, Mirushen, Stanishorken, Parkun e Paqes dhe 72 projekte në qytet e fshat. Programi për Familjen në Gjilan duhet me fituar ribesimin që doli nga një zgjedhje aksidentale” tha Haziri./rajonipress/