Uji Dea

Reagon Xhelili: Jo 149 euro, por 90 euro për çdo nxënës/e

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Unë, duke parë shqetësimin e madh të prindërve për fëmijët e tyre për mospërballimin e lartë të çmimeve për ekskursionet e tyre, jam i gatshëm që të takohem me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, duke i lënë inatet politike. Jam i gatshëm ta zgjas dorën e bashkëpunimit, t’i ndihmojmë qytetarët tanë, nxënësit, prindërit e familjet, me këtë gjendje të rëndë financiare pas pandemisë e inflacionit. Jam i gatshëm t’i marrim të gjithë nxënësit me çmim 90 euro për çdo nxënës, plus ata në gjendje të rëndë financiare, t’i lirojmë nga pagesa, për interes të qytetarëve tanë ka shkruar Selver Xhelili.

Reagimi i plotë:

Kam përvojë disavjeçare për ekskursione të nxënësve dhe mikpritjen e mijëra mysafirëve nga të gjitha trevat shqiptare në hotelet që i kam në dispozicion për kohë të gjatë në Ksamil dhe Sarandë.

Çmimi prej 149 eurosh për dy ditë është barrë e rëndë për nxënësit e prindërit, e veçmas familjet me vështirësi financiare. E kuptoj thellësisht gëzimin e veçantë të çdo nxënësi dhe nxënëseje për ekskursion, pasi të gjithë kemi qenë nxënës dhe e dimë sa rëndësi ka argëtimi jashtë vendit, me bashkëmoshatarët, klasën e gjeneratën tonë.

FIDANISHTJA

Ekskursioni për nxënësit duhet të jetë i përballueshëm financiarisht për çdo nxënës. Jam në anën e nxënësve dhe prindërve për reagimin dhe ankesën e drejtë për çmimin e vendosur për dy ditë. Kurrë në jetë edhe si biznesmen, nuk kam dashur të përfitoj financiarisht nga nxënësit për ekskursione.

Ekskursionet e nxënësve duhen të jenë me çmime simbolike, vetëm për të mos humbur. Më shumë se biznes, ekskursionet duhen të mbështeten nga të gjithë, madje institucionalisht të subvencionohen familjet në nevojë, pasi që janë gëzimi i fëmijëve dhe regjistrimi i një prej kujtimeve më të mira në jetën tonë.

Jam i gatshëm në çdo moment për nxënësit tanë. Vetëm të më ofrojë mundësi të bëjë këtë të mirë për Gjilanin, nxënësit, prindërit, familjet, i pari i Komunës së Gjilanit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit. Mezi po pres të jem në shërbim të nxënësve dhe prindërve!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.