Uji Dea

Qytetarët tregohen më të kujdesshëm, nuk blejnë banesa që nuk i plotësojnë kriteret dhe cilësitë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ka rënie drastike të shitblerjes së banesave në Gjilan dhe kjo vije si rezultat i cilësisë së dobët dhe prishjes ose mos zbatimit të kontratës nga ana e pronarëve. Tashmë shumë blerës edhe ndodhën nëpër Gjykata, pikërisht se janë tradhtuar nga pronarët të cilët nuk e mbajnë premtimin pas nënshkrimit të kontratës.

Në Gjilan ka rënie drastike të shitjes së banesave kjo për faktin se s`ka të interesuar dhe e dyta që blerësit po tregohen të vëmendshëm dhe nuk po e hedhin pasurinë e tyre shkel e shko.

Shumë ndërtesa të reja ndodhen në vende të papërshtatshme, disa madje ndodhen mbi zonën e butë, dhe kjo krijon dhe shkakton pasiguri.

Shumë banesa madje s`kanë fare shkallë emergjente dhe cilësia e ndërtimit është e dobët.

Mobi Casa

Enveri një blerës i ri thotë se është tradhtuar nga kontrata e nënshkruar mes tij dhe pronarit. “E kam paguar shtrenjtë dhe marrëveshja ishte që materiali brenda të jetë kualitet, por më ndodhi krejt ndryshe. Nuk ishin ato orendi që ishim marrë vesh, kishte material kinez e turk” u shpreh Enveri.

Murseli një tjetër blerës tha se është dashur ta anulojë kontratën e nënshkruar. “E kam anuluar kontratën sepse pronari nuk doli në fjalë, më ndërroi katin e banesës dhe lifti kishte defekte. Kjo vërtet fare nuk është serioze dhe e pashpjegueshme se në çfarë gjendje kemi ardhur” u shpreh Murseli.

Naimi një blerës nga diaspora tha se ndihet shumë i zhgënjyer me rastin e blerjes së banesës. ”Kur e kam paguar banesën jemi marrë vesh për të gjitha detajet që do të ketë banesa me çelësa në dorë. Kur kam shkuar me gruan me kontrollue se çfarë jemi marrë vesh, mbi 60% nuk ishte e realizuar sepse përherë mungonte diçka. Tani jam në proces gjyqësor dhe në pritje të epilogut” tha Naimi./rajonipress/