UBT

Konfiskohet përkohësisht automjeti vozitësit i të cilit e kishte të konfiskuar patentë shoferin dhe kishte masë mbrojtëse për mos drejtim të mjetit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Njësitet patrulluese të Trafikut nga stacioni i Policisë në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa vendore (TAXI) dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse.

UBT

Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 5 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike në afat prej gjashtë (6) muaj si dhe i është konfiskuar automjeti njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/