ARKATANA

Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejt anëtarësimit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës. Këto masa, Kurti i ka quajtur në kundërshtim me përpjekjet e BE-së për ta integruar rajonin, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e VI-të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE), ku është diskutuar për përgatitjet e vendit në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, si dhe për reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028, shefi i ekzekutivit ka deklaruar se Kosova ka zbatuar mbi 70 për qind të reformave që janë planifikuar me Komisionin Evropian.

“Pas një dekadë stagnimi, zgjerimi i BE-së është rikthyer në agjendë. Duhet të jetë i besuar në demokraci, jemi të gatshëm që të përgjigjemi mijëra pyetjeve që vijnë nga Komisioni Evropian. Anëtarësimi në BE është zgjidhje strategjike. Sa i përket agjendës për reforma evropiane kemi zbatuar mbi 70 për qind të reformave që kemi planifikuar me Komisionin Evropian. Kemi zbatuar dyfishin e reformave të planifikuara”.

“Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE sidomos edhe në planin e rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialog të reformave të BE-së. Në këtë kontekst kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

E zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se reformat ndërmarra përveç që e ndihmojnë Kosovën drejt integrimit në BE, ndihmojnë edhe në arritjen dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit drejt një standardi me të lartë jetese.

Ai ka thënë se Programi Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028 është miratuar në qeverinë me 2 prill të këtij viti dhe se janë në pritje të miratimit të tij nga ana e Kuvendi të Kosovës.

“Programi kombëtar për integrim evropian është dokumenti ynë strategjikë që përfaqëson spektrin e gjerë të reforma që ndërmarrim vit pas viti në realizimin e marrëveshjes sonë të përbashkët më BE-në pra marrëveshjen e stabilizim asocimit. Këto reforma para se të na ndihmojnë më avancimin tonë drejt integrimit në BE, na ndihmojnë edhe në arritjen dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit drejt një standardi me të lartë të jetesës. Për këtë vit kemi planifikuar shumë masa e projektligje dhe më saktësisht 307 masa afatshkurtra nga të cilat 38 janë projektligje, 3 janë marrëveshje ndërkombëtare, 65 janë akte nënligjore dhe 201 janë masa zbatuese. Deri në raportimin e qershorit pritet që 59 prej këtyre masave të jenë zbatuar”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.