GRANDEMALL

Gagica: Qeverisja lokale e orientuar kah marketingu e jo kah shërbimi ndaj qytetarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Çoroditje propaganduese, por në fakt Gjilani ka degraduar në secilën pikëpamje. Ky ishte konstatim i strukturave të Aleancës në Gjilan në takimin që mbajtëm sot ka shkruar Nazim Gagica.

Postimi i plotë:

Aleanca në Gjilan sot, është më e fuqishme se kurdo herë. Kuadro të shumta na janë bashkuar muajt e fundit, e ardhjet po vazhdojnë përditshëm, kështu duke e bërë Aleancën si alternativë e vetme dhe një shans jashtëzakonisht i mirë për Gjilanin e për Kosovën.

Uji Dea

Bashkëbiseduam për tema lokale pa i lënë anash edhe ato nacionale, sepse me pushtetin aktual, në nivel lokal dhe qendror, janë dëmtuar të gjitha të arriturat deri sot, janë lënduar marrëdhëniet me aleatët, ka degraduar Gjilani si dhe po rrezikohet e ardhmja jonë e përbashkët.

Aleanca në Gjilan është më e gatshme se kurdo herë për zgjedhje nacionale. Po bëhemi gati dhe jemi të bindur se Gjilani ne legjislaturën e ardhshme do ta ketë përfaqësimin meritor dhe serioz, përfaqësim që i ka munguar Gjilanit.

Dyert e Aleancës mbeten gjithnjë të hapura për të gjithë ata që kanë çka i japin vendit e që besojnë në të ardhmen tonë të përbashkët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.