FITORJA

Opozita në Gjilan të ashpër me Kurtin: Jo vetëm të harruar, por edhe të nënçmuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sokol Haziri nga Grupi Qytetar për Vetëqeverisje në Gjilan thotë se nuk ka shprehje tjetër, pos mashtrim e nënçmim të qytetarëve, dështim total i pushtetit aktual dhe tentim për mes premtimeve (mashtrimit) për të përfituar rishtas votat e Anamoravasve. Kaluan gati tri vite duke mos ndodhë asgjë e prekshme, në planin investiv në këto anë thotë ai.

Sokol Haziri për rajonipress tha se hambar për vota njihet Anamorava, për çdo palë zgjedhje.

“Premtime plot e asgjë nga jetësimi i tyre nga pushtetarët përfitues. Rasti më i freskët, Kryeministri i vendit premtoj përfundimin e Autostradës së Gjilanit vitin që tanimë e lamë pas, kurse dje në mbledhjen e Qeverisë, kjo çështje radhitej si një prioritet për ketë vit pa dhënë asnjë arsyetim për dështimin e kësaj pune, e mos të flasim për mungesën e një kërkim falje, të munguar ndaj qytetarëve të kësaj ane. Nuk ka shprehje tjetër pos mashtrim e nënçmim të qytetarëve, dështim total i pushtetit aktual dhe tentim për mes premtimeve (mashtrimit) për te përfituar rishtas votat e Anamoravasve” tha Haziri.

FITORJA

Haziri thotë se kaluan gati 3 vite duke mos ndodhë asgjë e prekshme në planin investiv në këto anë, e kush do besoj që për një vit të mbetur të kësaj nomenklature do ndodh diç me rëndësi.

“Shtrohet pyetja se çfarë do u thonë votuesve të tyre deputetët jo të pakët të kësaj ane, posaçërisht të partisë në pushtet, që mbase disave kurrë nuk iu dëgjua zëri në Kuvend. Asgjë e re, vazhdojmë të mbetemi “Zorra Qorre” e Kosovës dhe atë me fajin tonë, duke u besuar përrallave e premtimeve boshe të sojit të këtillë. Koha është për reflektim qytetar, për të mos kërkuar më vonë lëmosh të modelit “Edhe ne jemi Kosovë”, u shpreh Sokol Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.