Uji Dea

Pas pushtimit të tregut evropian, “Inter – plast” vërshohet me kërkesa të shumta nga Amerika dhe Afrika

/ 3 minuta lexim

Gjilan – “Inter – plast” kompania prestigjioze me ndikim në rrjetet e saja kudo në botë së fundit pas pushtimit të tregut evropian, ka depërtuar edhe në tregun Amerikan dhe atë të Afrikës. Shaban Xhymshiti pronar thotë për rajonipress se i tërë ky sukses dhe këto oferta që vijnë nga kompani e shtete serioze vije si rezultat i punës së sinqertë dhe profesionale që bëjnë punëtorët dhe stafi ynë. Edhe në Gjilan tashmë kemi një bashkëpunim të mirë me “London Rezidencë” me pronar Arafat Basha dhe “Alb Tech”, me drejtor Besnik Hasani.

Teknologjia e avancuar dhe moderne që posedon “Inter – plast – Trocal” dhe puna tejet me përgjegjësi dhe përkushtim që realizohet nga punëtorët e saj, ka ndikuar që shumë ofertues ndërkombëtar të kërkojnë prodhimin e saj.

“Inter – plast” tashmë ka kaluar kufijtë lokal duke u shndërruar në një kompani prestigjioze me ndikim në tregun evropian dhe botëror.

Pas pushtimit të tregut evropian, ku operon me prodhime cilësore në disa shtete evropiane, së fundit “Inter – plast” ka pranuar oferta edhe nga kompani Amerikane dhe ato të Afrikës në Sierra Leone.

Shaban Xhymshiti pronar thotë për rajonipress se “Inter – plast” është e qëndrueshme dhe e fuqishme në treg sepse brenda saj dominon puna, ndërgjegjja, profesionalizmi, cilësia dhe angazhimi i secilit prej nesh.

“Ne jemi sikur një familje e organizuar dhe asgjë nuk ia lëmë rastësisë sepse mundohemi të jemi të përpiktë në kohë dhe në cilësinë e punimeve. Jam i lumtur që tani po depërtojmë edhe në tregun amerikan dhe atë afrikan dhe kjo vije si rezultat i besimit që kanë klientët tanë ndaj punës sonë të mirë e me kualitet” tha Xhymshiti.

Eco Higjiena

Xhymshiti thotë se tregu vendor sidomos në Kosovë e Shqipëri, ka rëndësi sepse jemi të pranishëm në çdo qytet të Kosovës.

“Në Kosovë nuk ka qytet ku nuk kemi klientë dhe kjo na jep edhe më shumë motiv për të punuar me saktësi dhe ndershmëri. Gjilanin dhe Anamoravën duke përfshirë edhe Luginën i kemi standardë dhe jemi përherë në hap me kohën. Edhe në Gjilan kemi marrë një projekt shumë të rëndësishëm me kompaninë “Swiss Invest” e njohur si “London Residence” me pronar Arafat Basha, ku do të vendosim dritaret e krejt objektit dhe kemi një bashkëpunim edhe me kompaninë “Alb Tech” me pronar Besnik Hasani” tha Xhymshiti.

Xhymshiti mendon se risitë në tregun botëror përcillen vazhdimisht nga kompania e tij dhe kjo e bënë edhe më atraktiv çdo prodhim të ri që del nga duart e punëtorëve tanë.

Ndryshe kompania “Inter – Plast” pos furnizimit me dyer dhe dritare, ndihmon shumë edhe anën humane dhe në shumë raste është treguar solidare me familjet skamnore./rajonipress/