Eko Higjiena

Nuk do të duhej t’i harrojmë helmimet e nxënësve tanë shqiptarë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pra, pikërisht, më 22 mars të vitit 1990, nxënësit e Gjimnazit ”Zenel Hajdini” të Gjilanit janë helmuar nga dora e zezë e regjimit serb. Ata (nxënësit), nga ky helm toksik, humbnin vetëdijen, kishin dhimbje koke e trupi, gjymtyrë e tyre kishin shtrëngim dhe të dukeshin se janë në gjendje të fundit të vdekjes. Bërtimat e tyre nga dhembjet dëgjoheshin larg e më larg.

Edhe pak ditë na kanë mbetur gjer te përkujtimi i datës së helmimit të nxënësve shqiptarë të Kosovës. Kjo është datë, sa tragjike, po aq edhe e dhimbshme për shkollarët tanë. Në këtë datë, shërbimi sekret serb, i dirigjuar nga Beogradi, gati në të gjitha shkollat e Kosovës ka hedhur helme toksike tek nxënësit shqiptarë. Ata këtë vepër e bën nga urrejtja dhe me të vetmin qëllim që shkollarët tanë të dijes ta braktisin shkollimin e tyre. I helmuan të rinjtë tanë pa asnjë arsye, vetëm se ishin shqiptarë. Jo vetëm kaq.

Dhe, dita e 22 marsit të vitit 1990, nuk do të duhej të harrohej asnjëherë nga shkollarët e kësaj kohe e të tjerë. Kjo datë, për shkollarët shqiptarë është një ngjarje e rëndë që la dhimbje dhe trauma tek të rinjtë tanë. Dhimbje që ka lënë gjurmë të pashlyera tek një numër i të rinjve, sidomos tek gjinia femërore. Pse jo?

Pra, pikërisht, më 22 mars të vitit 1990, nxënësit e Gjimnazit ”Zenel Hajdini” të Gjilanit janë helmuar nga dora e zezë e regjimit serb. Ata (nxënësit), nga ky helm toksik, humbnin vetëdijen, kishin dhimbje koke e trupi, gjymtyrë e tyre kishin shtrëngim dhe të dukeshin se janë në gjendje të fundit të vdekjes. Bërtimat e tyre nga dhembjet dëgjoheshin larg e më larg.

KKGJILAN

Drejtoresha e asaj kohe e viteve ’90-të, R. Sharac, ndonëse e dinte mirë këtë “skenar” të tyre, ajo kalonte afër nxënësve të shkollës dhe fare nuk i shikonte. Ajo disave profesorëve u kishte thënë se, “këta nxënës po aktrojnë” se nuk kanë asgjë! Dhe, afro 200 nxënësve shkollarë të këtij gjimnazi, të cilët ishin të helmuar, u dolën në ndihmë disa taksi privatë shqiptarë, të cilët, me kombibusat e tyre i bartën të rinjtë e helmuar duke ju dhënë ndihmën e parë në spitalin e Gjilanit. Po këtë ditë, autori i këtyre radhëve, pas orëve të para të mësimit, u gjend në Viti. Aty kah ora 16-të, Radio Gjilani lajmëroi helmimin e nxënësve të kësaj shkolle në fjalë.

Të nesërmen, më 23 mars (1990) si kujdestar i dy klasave III-6 e drejtimit matematikor dhe XII-14 e drejtimit të mjekësisë, u gjenda herët në dyert e spitalit të Gjilanit. Thanë se, një numër i nxënësve të shkollës në fjalë janë bartur me kombibusa privatë gjer tek spitali i qytetit. Atë natë, spitali i Gjilanit pati një lloj “dasmë” jo e këngëve dhe valleve, por e bërtimave të shumtë të të rinjve të helmuar. Kur vizituam spitalin, shohim shumë nxënës të klasës XII-4, drejtimi i mjekësisë, të cilët, siç thanë, më mirë e kanë përballuar këtë “gjendje”, sepse ishin më të rritur. Ndërsa, nxënësit e klasave tjera, që ishin më të rinj në moshë, sidomos femrat, ato nga helmet toksike, pësuan shumë rëndë. Edhe pas një dite, aty në spitalin në fjalë ndëgjohej bëritmat e femrave, se tek ato që ishin më të reja, ky helm me tepër pati ndikim.

Autori i këtyre radhëve, njëherit kujdestar i dy klasave III-6 dhe XII-14 e drejtimit të mjekësisë iu desh që t’i evidentojë këto raste. Këtë evidencë e kishte bërë Fehmi Mahmuti, arsimtar nga Lladova, i cili kishte bërë një listë të këtyre shkollarëve të helmuar, të cilët shëroheshin nga nxënësit më të rritur me dhall e me ujë të rëndomtë. Korridoret e spitalit dukeshin si një vend me plot hedhurina, ku pati fasha, lecka, letra, gjilpëra, shishe më të ndryshme, që shënuan “gjendjen” e kësaj kohe të rëndë të helmimeve të viteve 1990.

Aty takuam edhe nënën e nxënëses M. Limani, e cila qante dhe u mundonte t’i japi ndihmë vajzës së saj. I vështirë ishte ky moment kur sheh vaj, lot dhe dhembje nga prindërit e shkollarëve të tyre. U kthyem nga ky spital, por zemra lotoi e vaji nuk u ndalë gjer në shtëpi ku e kishim cakun e fundi. Prandaj, kjo datë nuk do të duhej harruar, por gjithnjë duhet përkujtuar dhe vlerësuar se si një armik shekullor ka bërë luftë të paskrupullte ndaj të rinjve tanë shkollarë./tefik selimi/rajonipress/