Eko Higjiena

Kreu i LDK-së me fjalë të mëdha për Nazmi Maliqin: Ka qenë veprimtar i madh i çështjes kombëtare, punoi me nder e përkushtim të jashtëzakonshëm

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Profesori Nazmi Maliqi ka qenë veprimtar i madh i çështjes kombëtare. Profesorin, ministrin, deputetin e intelektualin e rrallë, do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e madh në të gjitha funksionet, në të cilat punoi me nder e përkushtim të jashtëzakonshëm thuhet në telegramin e Lutfi Hazirit.

Telegram ngushëllimi:

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Maliqi, me rastin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Nazmi Maliqi.

E nderuara familje Maliqi,

Mobi Casa

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit të jashtëzakonshëm, prof. dr. Nazmi Maliqi.

Maliqi ka qenë veprimtar i madh i çështjes kombëtare. Profesorin, ministrin, deputetin e intelektualin e rrallë, do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e madh në të gjitha funksionet, në të cilat punoi me nder e përkushtim të jashtëzakonshëm.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, kolegëve e bashkëveprimtarëve.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!