RCCOLA

Ambasada italiane: Vetëm dërgimi i Draftit të BE’së në Gjykatë e fut Kosovën në agjendën e Komitetit të Ministrave

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka thënë Kosova mund të përfshihet në rend dite të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës vetëm nëse Qeveria e Kosovës do të bëjë hapa konkret sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Qëndrimi i Romës zyrtare është se dërgimi i Draftit të BE-së në Gjykatë Kushtetuese do të dërgonte një sinjal të fuqishëm nga ana e Qeverisë së Kosova dëshiron ta përmbush zotimin për themelim të Asociacionit dhe se Kosova kujdeset ndaj pakicave.

RCCOLA

“Sipas mendimit tonë, dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të draft-statutit të BE-së për Asociacionin e ardhshëm të Komunave me shumicë serbe (ASM), në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën, do të dërgonte një sinjal të fortë të synimit të Qeverisë për të përmbushur këtë zotim dhe më tej të demonstrojë përkushtimin e Kosovës ndaj të drejtave të pakicave. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se vetëm hapat konkretë drejt Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe– siç u tha më lart – duhet të çojnë në përfshirjen e pikës së Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të ardhshëm të KiE-së”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada e Italisë.Ambasada italiane në Prishtinë gjithashtu kanë potencuar se Italia inkurajon Qeverinë e Kosovës që të ndërmarr hapat e nevojshëm për një votim të suksesshëm në Komitet të Ministrave të Këshillit të Evropës.“Italia mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) dhe, siç u shpreh edhe në nivel Quint, ne inkurajojmë autoritetet përkatëse të ndërmarrin hapat e nevojshëm për një votim të suksesshëm në nivel të Komitetit të Ministrave”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada e Italisë në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti sot në një adresim nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës teksa ka folur për kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacion, ka thënë se një kërkesë e tillë është absurde dhe se Qeveria Kurti nuk e pranon një kushtëzim të tillë. Për më tepër, Kurti ka thënë se s’mund ta çojë Draftin e BE-s në Kushtetuese meqë ai s’është dokument por vetëm një “non-paper” pasi është dështuar që të pranohej në fundin e vitit të kaluar në pako bashkë me Marrëveshjen për Normalizim.