RCCOLA

Haziri: Besoni ose jo, Parteshi ka treguar performancë më të lartë se Gjilani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media, ku ka adresuar kritika lidhur me dështimin më të madh pasi Komuna e Gjilanit nuk është kualifikuar për grant as këtë vit.

Se deri në çfarë shkalle e ka mbuluar myku ekzekutivin e Gjilanit, tregon fakti që ky është viti i tretë që nuk është kualifikuar asnjëherë për Grant të Performancës komunale, për shkak se Komuna ka dështuar t’i përmbush tri kushtet minimale: shpenzimi i buxhetit, opinioni pozitiv i Auditimit dhe vlerësimi i ligjshmërisë së akteve komunale.

Besoni është jo, në regjionin tonë Parteshi është shpërblyer me grant nga MAPL/DEMOS, pasi kishte treguar performancë më të lartë se Komuna e Gjilanit.

Nëse kthehemi pak në retrospektivë, brenda viteve 2016-2021, Gjilani është shpërblyer me 8 grante si rezultat i performancës së lartë në shumën prej hiç më pak se 2.2 milionë euro, pas vlerësimit nga MAPL, organizata zvicerane DEMOS, në bashkëfinancim të Zyrës Zvicderane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedisë dhe Norvegjisë.

UBT

Këto grante i kemi pas përkthyer në investime komunitare, duke ua bërë jetën më të dinjitetshme qytetarëve. E kemi ndërtuar pjesën e parë të Rrugës së Kumanovës, rrethrrotullimin tek hyrja në rrugën e Prishtinës, asfaltimin e rrugëve me elementet përcjellëse në lagjen Porodin, një pjesë bukur e mirë e çarshisë së Gjilanit e projekte tjera komunitare.

Dështimi nuk mund të mbulohet me mashtrim sepse Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!, tha kryetari z. Haziri.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan