ARKATANA

PDK: Skandal i paparë deri më tani në Kosovë, kryetari i Gjilanit paguan 25 mijë euro vetëm për një faturë për dreka zyrtare dhe akomodim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qeverisja e VV-së në Gjilan është zhytur në kaos e keqpërdorime financiare. Vetëm për një faturë hoteli, kryetari i Gjilanit ka lejuar dhe paguar shpenzimin e buxhetit në vlerë prej 24,725.40 euro për akomodim dhe dreka zyrtare thuhet në reagimin e PDK-së.

Ky veprim i jashtëligjshëm është bërë pa buxhet të planifikuar, pa procedurë të prokurimit dhe pa vendim të Kuvendit Komunal për ta financuar një faturë të tillë.

Financimin e Teatrit të Gjilanit e bënë qeveria e Republikës së Kosovës sipas buxhetit të planifikuar. Komuna nuk ka pas obligim të paguaj këtë faturë, por edhe nëse ka qenë e domosdoshme atëherë është dashur që kryetari i Gjilanit t’i adresohet Kuvendit Komunal për të lejuar buxhet shtesë për subvencionimin për mallra dhe shërbime për Teatrin e Gjilanit.

ARKATANA

Gjatë vitit 2023, komuna e Gjilanit ka paguar gjithsejtë 53 mijë euro për 167 fatura të restauranteve. Po ashtu ka paguar vetëm për akomodime hotelesh 32 mijë euro. Duke përfshirë edhe shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit kryetari i Gjilanit ka shpenzuar mbi 110 mijë euro.

Shfrenimi ka arritë kulmin e qeverisjes së VV-së, shpenzohet pa kontroll, pa procedura, pa vendime dhe pa mend. PDK do të marr hapa ligjor për këtë rast dhe rastet tjera që kanë të bëjnë me shkelje të rënda ligjore për keqpërdorime financiare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.