UBT

Nxënësit tregojnë përformancë të shkëlqyer në dhënien e ndihmës së parë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një ngjarje të mbajtur me ngjashmëri me një situatë reale aksidenti, para Teatrit të Qytetit të Gjilanit u organizua me sukses gara regjionale e ndihmës së parë. Kjo garë e organizuar nga Kryqi i Kuq, pati si qëllim sensibilizimin dhe trajnimin e të rinjve për reagimin e duhur në situata të emergjencës.

Skuadrat pjesëmarrëse, përfaqësues të shkollave të ndryshme nga Gjilani, Vitia, Kamenica dhe Artana, dhanë një paraqitje të shkëlqyer në demonstrimin e aftësive të tyre në dhënien e ndihmës së parë.

Çdo skuadër bëri reagimin, për një skenar të mundshëm të aksidentit dhe tregoi si do të reagonin në një situatë të tillë.

Komisioni profesionist, i cili përbëhej nga Dr. Rabit Dërmaku, Dr. Esma Mustafa, Fazli Osmani, Lulzim Mustafa, dhe Blerina Selimi, ndoqi me kujdes performancën e secilës skuadër.

Ata vlerësuan jo vetëm aftësitë teknike të nxënësve, por edhe aftësinë e tyre për të menaxhuar dhe koordinuar situatat emergjente në mënyrë të organizuar dhe efikase.

Pas një sërë demonstrimesh dhe situatash simuluese, vendin e parë e fitoi SH.M. Ekonomike nga Artana, duke treguar një nivel të lartë të përgatitjes dhe aftësisë për të vepruar në rrethana të vështira.

Ndërsa vendin e dytë e mori SH.M.L.M “Sejdi Kryeziu” nga Roganë – Kamenicë, dhe vendin e tretë SH.M.M “Dr. Asllan Elezi” nga Gjilani, të cilat gjithashtu treguan një performancë të shkëlqyer në demonstrimin e njohurive të tyre të ndihmës së parë.

Mobi Casa

Sekretari i Kryqit të Kuq dega në Gjilan, Ilmi Shala, theksoi rëndësinë e këtyre garave për të rritur ndërgjegjësimin dhe aftësitë e të rinjve në situata emergjente.

Ai shtoi se trajnimet dhe garat e ndihmës së parë janë jo vetëm për të testuar aftësitë praktike, por gjithashtu për të ndihmuar në përgatitjen psikologjike të të rinjve për të vepruar në momente të rëndësishme.

“Qëllimi i garave është të rriten njohurit se si duhet dhënë ndihma e parë një të aksidentuari apo të lënduari. Këto ushtrime garuese bëhen në forma të demonstrimit sa më reale, për të arritur objektivat e synuara”.

Pjesëmarrësit në fund u shpërblyen me mirënjohje dhe kupa për angazhimin dhe aftësitë e tyre në këtë fushë.

Organizatorët e garës njoftuan se garat e tilla do të vazhdojnë edhe në nivelin regjional dhe shtetëror, duke u përqendruar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgatitjes për veprime të shpejta dhe efikase në rrethana të vështira.

Ky ngjarje e suksesshme jo vetëm që promovoi aftësitë e nxënësve në ndihmën e parë, por gjithashtu theu tabut dhe ndërgjegjësoi komunitetin për rëndësinë e përgatitjes për emergjenca në nivel personal dhe shoqëror./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.