Uji Dea

Vazhdojnë zvarritjet e rrugëve në hyrjet kryesore të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rruga në dalje të Gjilanit për Pasjak ka mbetur ende e bllokuar dhe s`ka asnjë përpjekje që ajo të startojë kurse dalja e Bujanocit është shndërruar në një odisejadë pritjeje të pafund.

Projektet e nisura në Komunën e Gjilanit edhe pse në numër të vogël, po zvarriten tej mase.

Rruga në drejtim të Prishtinës, as që ka nisur dhe ende nuk dihet kur mund të startoj kurse ajo në drejtim të Bujanocit, i ka tejkaluar të gjitha parashikimet e mundshme.

Qytetarët me të drejtë ankohen dhe kërkojnë që kjo rrugë të përfundojë njëherë e përgjithmonë.

Uji Dea

Selmani një qytetar nga Kamenica thotë se e frekuenton rrugën në hyrje të Gjilanit dhe nuk e kupton kompaninë pse kaq gjatë po i zvarrit punimet.
“Po të kishte shtet funksional kjo kompani ose do të kishte hy në burg ose do të ishte ndërruar sepse u bënë tri vite dhe rruga nuk po përfundon” t
hotë ai.

Edhe, Enveri një qytetar tjetër thotë se me Gjilanin po bëhet hajgare.

“Me Gjilanin po bëhet hajgare sepse e kemi kryetarin e lodhtë dhe të pa interesuar për ta zhvilluar qytetin”./rajonipress/