Uji Dea

Haziri: Në vend që Gjilani të shndërrohet në qendër regjionale zhvillimore ndërkufitare, vazhdon zymtësia dhe mos perspektiva

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Vërtet keq madje shumë keq. Nuk është ide e keqe të shihni Ferizajin e të mësoni nga ta apo pse jo edhe Vitinë ka thënë Sokol Haziri nga GPVGJ.

Reagimi i plotë:

Është fare e pakuptimtë mungesa e sinjalizimit horizontal në qytetin tonë.
Është obligim i komunës që dy herr në vit të kryhet ky projekt, në pranverë dhe tjetri në vjeshtë.
Nuk ndodh qe sa kohë e pamja e rrugëve kryesore të qytetit të gjason me Kandaharin, dhe fatmirësisht që dimë nga përvoja si e nga t`i ngasim makinat se vaj halli.

Por çfarë ndodh në rast të ndonjë aksidenti në trafik këtë më së miri se çfarë vështirësi kanë, na e dëshmojnë policet e trafikut.

Vërtet për tu habitur kur ka mjete dhe ato edhe u ikin me qindra mijëra në suficit, e projektet e përvitshme dhe esenciale nuk realizohen!

Stadiumi i Qytetit mbetet pa ndonjë risi në aspektin e ekzekutimit të punimeve, ka para nuk lëvizë gjë.

Mobi Casa

Autostrada e Gjilanit nuk shihet askund prapë nuk janë arsye mjetet financiare edhe këtu nuk kemi përgjigje.

Ndërsa megallonija e prezantimit të vizatimeve kompjuterike, të projekteve kapitale vazhdon çuditërisht të prezantohet në vitin e fundit qeverisës të kësaj nomenklature.

Në vend se të fillonin së implementuari në fillim të mandatit, tash tallen me qytetarët, natyrisht që ndryshe as që mund të konkludohet.

Ka shumë gjëra për të spikatur si dështime spektakulare të kësaj keqqeverisje, por le të shohim vetëm këto.

Nuk është ide e keqe të shihni Ferizajin e të mësoni nga ta apo pse jo edhe Vitinë.
Në vend që Gjilani të shndërrohet në qendër regjionale zhvillimore ndërkufitare vazhdon zymtësia dhe mos perspektiva.
Vërtet keq madje shumë keq.

Sokol Haziri
GPVGJ

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.