RCCOLA

Mjekja gjilanase, Xhylsime Kqiku tregon përvojën e saj përballë pandemisë në Austri

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Dr. Xhylsime Kqiku – Kryeziu punon në klinikën Universitare të Grazit në Austri, në repartin e pulmologjisë që nga viti 2008. Klinika universitare LKH Graz së bashku me spitalin simoter në Graz, gjatë kohës së pandemisë ishin dhe janë edhe më tutje linja e parë e referimit dhe mjekimit të pacientëve me Coronavirus. Në këtë regjion janë vërtetuar rreth 1660 raste pozitive, nga ta 816 janë shëruar ndërsa 106 kanë vdekur.

Xhylsime Kqiku – Kryeziu është një mjeke e re, por me shumë përvojë dhe me përkushtim e përgjegjësi profesionale në ballë të detyrës në luftën kundër COVID-19.

Për rajonipress Kqiku flet dhe rrëfen për punën e saj në Klinikë, për angazhimin e saj profesional dhe jep edhe këshilla e shembuj të ndryshëm për ta përballuar pandeminë botërore.

“Si klinikë universitare është e pajisur ndër te tjerash edhe me repart të intensives respiratore (RCU/ repart që i takon edhe Dr.Kqiku). Pulmologet e mjekësisë intensive dhe infektologjisë janë edhe këshilltarë të drejtpërdrejtë të qeverisë së Austrisë gjatë kohës së pandemisë” shprehet ajo.

Info rreth SARS-CoV2 Virus dhe COVID-19

Kqiku thotës e Coronaviruset janë një familje e viruseve që ishin përgjegjës edhe për SARS pandeminë në vitin 2003 dhe MERS epidemine.

“Tani kemi një lloj tjetër virusi që është emërtuar SARS-CoV2 që qëndron për “Severe Acute Respiratory Syndrome Coronavirus 2“ . Sëmundja Covid 19 siç dihet tani mund të prezantohet pa simptome, në formë të lehtë, por edhe fatale. Një person mund të jetë i infektuar, por asimptomatik dhe mund të infektojë persona të tjerë. Simptomet janë në përgjithësi jospecifike dhe ngjajnë me shumë sëmundje të tjera respiratore. Në të shumtën e rasteve manifestohen si: kokëdhimbje, dhembje fyti e muskujsh, kollitje, temperaturë të lartë (mund edhe të mungoj), dyspne, por edhe si diarre (zakonisht në fillim). Disa pacientë mund të kenë edhe ndryshime neurologjike dhe ndezje të syrit, kjo tregon që i tërë organizmi konfrontohet me virus. Mirëpo kur fillon të jetë kritike për jetë është atëherë kur kemi ndezje të mushkërisë (pneumonia), sqaron doktoresha Kqiku.

Sipas saj në përgjithësi dallohen ndezjet e mushkërive në ato bakteriale (zakonisht një pjesë të mushkërisë) apo virale (psh nga Coronavirus) që mund të prek të tërë mushkërinë. Sipas statistikave të tashme vdekshmëria nga pneumonitë e shkaktuara nga COVID 19 janë 2-20%.

“Pneumonia e shkaktuar nga SARS COV-2 është një pneumoni virale me fillim akut dhe bilaterale që mund të progredoje në sindrome akute respiratore (ARDS). ARDS është një gjendje kritike që karakterizohet ndër të tjerash me rënie të oksigjenimit në organizëm. Personat më të rrezikuar janë: të sëmurët kronik me sëmundje kardiovaskulare, hipertension, diabet, sëmundje të mushkërisë, të veshkave dhe të moshuarit mbi 70 vjet. Gjithashtu edhe personat me mbipeshë dhe duhanxhinjtë i takojnë kategorisë me rrezik të shtuar.. Në laboratorin e repartit tim momentalisht janë duke u bërë një sërë hulumtimesh rreth SARS CoV2 virusit dhe mushkërisë” shton ajo.

Fundamenti

Terapia dhe vaksina:

Terapia deri tani është simptomatike dhe varet se në ç`farë përmasa zhvillohet sëmundja. Ende nuk ka vaksine apo medikament efektiv.

Rastet e lehta duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet. Në rastet më të komplikuara (psh me vështirësi në frymëmarrje apo temperaturë të lartë) është i domosdoshëm qëndrimi në spital. Të gjitha medikamentet që deri tani janë aplikuar tek COVID 19 kanë efekte të rënda anësore dhe duhet të monitorohen intensivisht.

Një opsion mjekimi është edhe transfuzioni i plazmës i një personi që është shëruar nga COVID 19. Me këtë metodë u shërua edhe një 36 vjeçar në klinikën tonë që kishte një defekt imunitar. Antitrupat e formuar në plazmë tek personat që e kanë kaluar sëmundjen mund t`i ndihmojnë personave në gjendje të rëndë. Kjo është opsioni i fundit për personat në gjendje kritike. Në këtë drejtim janë duke u bërë shumë hulumtime.

Austria dhe COVID

Deri më tash në Austri janë 16.047 persona të infektuar, 14.405 të shëruar dhe 628 vdekje. Pothuaj të njëjtën numër të popullsisë posedon edhe Suedia, Belgjika e Holanda, mirëpo këto shënojnë numër shumë më të lartë të vdekjeve.

Një krahasim: në Gjermani dhe Austri regjistrohen rreth 5 vdekje në 100.000 banorë ndërsa për dallim në Francë, Britani dhe Holandë arrin në 20-27 vdekje /100.000 banorë.

Rastet më të ulëta të vdekshmërisë u regjistruan në Austri, Gjermani, Norvegji, Danimarkë dhe Irlandë.

“Mendimi im dhe shumë eksperteve deri tash është që Austria për shkak të masave të hershme dhe strikte si dhe sistemit të shkëlqyeshëm mjekësor deri tashmë e menaxhoi krizën në mënyrë shembullore. Këshilla ime është që të mbani higjienë personale sa më shumë, shmangni kontaktet sociale, mbani distancën dhe keni durim! Shpresoj dhe mendoj që së shpejti do të ketë një medikament, mirëpo deri sa të kemi një vaksinë efektive do të kalojë një kohë më e gjatë” thotë në fund Kqiku./rajonipress/