Eko Higjiena

PDK-së në Gjilan urgjentisht i duhet reforma, Qemajl Mustafa është i pazëvendësueshëm

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ramiz Isufi anëtar i kryesisë së PDK-së dhe kryetar i nëndegës në Uglar thotë se dega e PDK-së është shumë pasive dhe për pasojë ka edhe ikje të aktivistëve e njerëzve të devotshëm të këtij subjekti. Qemajl Mustafa është i pazëvendësueshëm dhe kthimi i tij është infuzion dhe shpresa ndoshta e fundit për PDK e Gjilanit. Edhe, Xheladin Shaqiri aktivist thotë se nëse angazhohet Qemajl Mustafa ai do të jetë në shërbim të tij sepse është më i ndershmi dhe më i sinqerti brenda PDK-së.

Dega e PDK-së në Gjilan nga aktivistët e saj po shihet si shumë pasive dhe pa ndonjë kthesë apo angazhim konkret, që do ta kthente këtë subjekt politik, në vendin e saj të merituar.

Ramiz Isufi është anëtar i kryesisë së degës dhe kryetar nëndege në Uglar dhe është i brengosur që dega e Gjilanit është pasive dhe me rezultate të dobëta në teren.

“Si degë s`ka ndonjë angazhim konkret në teren, ka pasivitet më shumë, dhe për pasojë po na ikin aktivistët e devotshëm si Riza Abdyli, e shumë të tjerë që po largohen në heshtje” thotë Isufi.

Ramiz Isufi thotë se që nga fillimi ka qenë kundër koalicionit me LVV në Gjilan. “Riad Rashiti ende se ka legjitimitetin e kryetarit të degës sepse është veç ushtrues detyre deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Një kryetar i partisë si Riadi mu kanën edhe kryetar edhe drejtor në qeverisje nuk shkon. Kjo nuk i bënë nder as atij e as PDK-së dhe ky koalicion është bërë vetëm për disa interesa të ngushta e punësime familjare dhe asnjë të mirë nuk ia ka sjellur PDK-së” u shpreh Isufi.

Hidromorava

Isufi thotë se nëse në degën e Gjilanit nuk kthehen njerëzit dhe aktivistët e devotshëm këtë subjekt nuk e presin ditë të mira.

”Duhet të kthehen njerëzit e devotshëm të PDK dhe duhet të bëhen reforma urgjentisht. Qemaj Mustafa është i pazëvendësueshëm dhe nuk mundet me zëvendësua bash askush, sepse është ujk, ishte dy mandate kryetar komune, një njeri me autoritet dhe kredibilitet moral e profesional. I respektueshëm nga mediet dhe komunikues, i dashur në publik dhe brenda partisë, Qemajl Mustafa i duhet më shumë se kurrë PDK-së. Nuk e di a është i interesuar të kthehet, por unë e pres me kënaqësi të madhe angazhimin e tij sepse është i vetmi që mundet ta bëjë kthesën e madhe dhe të duhur për Gjilanin” tha Isufi.

“Si PDK ishim rritë shumë me Qemajlin dhe kudo që është ai edhe unë jam aty” tha Isufi.

Edhe, Xheladin Shaqiri aktivist i PDK-së tha se është vetëm anëtarë i thjesht. “Nuk jam aktiv, por PDK se ndërroj kurrë. Unë besoj fortë qe zoti Qemajl Mustafa është i pafajshëm, besoj se është një politikan i ndershëm, i ditur dhe i sinqertë, ndoshta më i sinqerti në PDK. Nuk besoj që kthehet në PDK, por nëse ndodhë kthimi menjëherë isha aktivizue në përkrahje të tij” tha Shaqiri./rajonipress/