Uji Dea

Deklarimi i pasurisë në Kosovë, 120 zyrtarë nuk iu përgjigjën thirrjes, mes tyre mbi 30 policë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Afati ligjor për deklarimin e pasurisë për rreth 11 mijë zyrtarë shtetërorë ka përfunduar. Nga numri total, vetëm 120 persona nuk e treguan pasurinë. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit e vlerëson ecurinë e procesit në aspektin teknik të mirë, por thotë se kanë pritur që t’iu përgjigjen deklarimit të gjithë zyrtarët.

“Në qoftë se edhe tash i kemi 120 subjekte deklaruese që nuk e kanë kryer obligimin, i kemi 31 apo 32 policë që nuk e kanë kryer këtë obligim”, tha drejtori i APK, Yll Buleshkaj.

Për herë të parë, si detyrim për deklarim të pasurisë janë përfshirë mjekët e spitaleve rajonale dhe asaj të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe profesorët e 7universiteteve publike.

“Fillimisht ka pasur shumë mëdyshje se pse duhet, sidomos mjekët, ta kryejnë këtë obligim, ka pasur peticione që janë nisur nga këta te komisionet që merren me të drejtat e njeriut, duke përfshirë Avokatin e Popullit por edhe komisionin parlamentar por si fund kemi pasur një numër mjaft të mirë të përgjigjes nga të gjithë këta2400 kanë qenë vetëm 8 nga ta të cilët nuk e kanë kryer obligim, dy profesorë e gjashtë mjekë.”

Fundamenti

Për mos deklarim të pasurisë, zyrtarëve shtetërorë përveç gjobave deri në 500 përballen edhe me kallëzime penale dhe mund të dënohem me burgim deri në tri vite. Ndërsa në rast të deklarimit të rremë të pasurisë zyrtarëve iu përgatitet kallëzime penale dhe mund të dënohen me gjobë dhe me burgim deri në pesë vite.

Sikurse çdo vit, Agjencia do të verifikojë edhe pasurinë e një numri të caktuar të zyrtarëve shtetërorë.

“Për dallimet në pasuri në qoftë se të hyrat e tyre nuk e mbulojnë të dalat, domethënë pasuria shtohet më shumë se çjanë të hyrat dhe në qoftë se këto mospërputhje janë më shumë se 3 mijë euro ne i dorëzojmë në formë të kallëzimit penal në prokurori e pastaj prokuroria duhet të zhvillojë hetime”.

Në bazë të ligjit, për pozitat e larta shtetërore është e detyrueshme që të bëhet verifikimi i pasurisë së paku një herë në tri vite.