Eko Higjiena

ASK: Paga mesatare bruto në Kosovë u rrit në 713 euro vjet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin për “Nivelin e Pagave në Kosovë, 2025”, ku thuhet se paga mestare bruto ka shënuar rritje për 11.6%.

Sipas këtij raporti, gjatë vitit të kaluar, paga mesatare bruto në vend është rritur në 713 euro krahasuar me 639 sa ishte në vitin 2024, shkruan Reporteri.net.

Ndërkaq ajo neto arriti në 636 euro, nga 552 euro sa ishte në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 15,2 %.“Në sektorin publik (administrata), paga mesatare bruto u rrit nga 755 euro në 840 euro, ose për 11,3 %, ndërsa paga mesatare neto u rrit nga 668 euro në 744 euro, ose për 11,4 %.

Në ndërmarrjet publike, paga mesatare bruto u rrit nga 783 euro në 915 euro, duke shënuar rritje prej 16,8 %, ndërsa paga mesatare neto u rrit nga 685 euro në 812 euro, ose për 18,5 %”, thuhet në njoftim.

HW

Bazuar në raportin e ASK’së, në sektorin privat, paga mesatare bruto u rrit nga 598 euro në vitin 2024 në 666 euro në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej 11,4 %, ndërsa paga mesatare neto u rrit nga 513 euro në 596 euro, ose për 16,2 %.

Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.

Në vitin 2025, aktiviteti ekonomik me nivelin më të lartë të pagës mesatare, si bruto ashtu edhe neto, ishte “Informim dhe komunikim”, me 1,216 euro bruto dhe 1,068 euro neto. Pas tij renditet aktiviteti “Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar”, me 1,133 euro bruto dhe 1,000 euro neto.

Në anën tjetër, niveli më i ulët i pagave u regjistrua në aktivitetin “Shërbime të tjera”, me 425 euro bruto dhe 387 euro neto.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.