Mobi Casa

Foda i kënaqur me atë që pa në Fadil Vokrri: Është dashur t’i shënojmë edhe dy gola më shumë

/ 2 minuta lexim
HW

Kosova e mbylli me fitore ciklin e ndeshjeve të qershorit, duke e mposhtur Andorrën me rezultat 3-0 në një sfidë miqësore.

Serinë e golave e hapi Fisnik Asllani me një supergol nga goditja e lirë në pjesën e parë, duke i dhënë epërsinë “Dardanëve”. Në pjesën e dytë, Albion Rrahmani realizoi nga pika e bardhë, ndërsa Valmir Matoshi vulosi fitoren me një goditje të saktë me kokë për rezultatin përfundimtar 3-0.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit.

“Ishte një fitore plotësisht e merituar. Ndoshta duhej të kishim shënuar edhe një ose dy gola më shumë, por jam shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Të gjithë lojtarët morën minuta dhe askush nuk u lëndua, gjë që ishte shumë e rëndësishme”, deklaroi Foda.

Ai vlerësoi veçanërisht futbollistët e rinj që morën mundësinë të paraqiten.

FIDANISHTJA

“Secili lojtar pati rastin të tregojë veten në fushë. Të gjithë lojtarët e rinj dëshmuan se e kanë merituar ftesën në ekip. Matoshi shënoi një gol të mrekullueshëm dhe jemi shumë të kënaqur me lojtarët që ishin për herë të parë me ne”, tha ai.

Sipas Fodës, Kosova krijoi vazhdimisht rrezik nga krahët, megjithëse në disa raste mungoi pasimi vendimtar në fazën përfundimtare.

“Shumë shpesh arritëm të depërtonim nga krahët dhe të krijonim situata të rrezikshme për kundërshtarin. Ndonjëherë na mungoi pasimi i fundit, por fitorja ishte plotësisht e merituar”, theksoi ai.

Në fund, tekniku gjerman uroi lojtarët për pushimet verore.

“Tani lojtarët mund të shkojnë në pushimet e tyre të merituara”, tha Foda. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.