RCCOLA

Në përfundim e sipër edhe dy rrugë në Budrikë e një në Radivojc

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Ka filluar sot asfaltimi i rrugës së varrezave në fshatin Radivojc dhe gjithashtu është asfaltuar rruga “Ali Sahit Shabani”, në Budrikë dhe është duke u punuar intensivisht në rrugën “Hatixhe Mustafa”, e cila rrugë është afër xhamisë së Budrikës.

Punimet në rregullimin e këtyre rrugëve, i ka vizituar kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka theksuar se këto projekte që janë duke u kryer e duke u punuar në to, janë shumë të rëndësishme për banorët e këtyre lokaliteteve.

UBT

Ai, poashtu tha se projekte te tilla janë duke u kryer edhe në disa fshatra dhe do të vazhdohet me punime edhe nëpër vendet e tjera të komunës së Vitisë, në rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Kryetari Haliti po ashtu ka vizituar shkollën “Nazmi Pajaziti”, paralelja e ndarë në Budrikë, ku është duke u punuar në rregullimin e rrethojës së fushës sportive dhe oborrit të kësaj shkolle./rajonipress/