Ecohigjiena

A janë frutat e thata të shëndetshme aq sa frutat e freskëta?

A janë frutat e thata të shëndetshme aq sa frutat e freskëta?

Frutat e thata, duke përfshirë rrushin e thatë, kumbullat e thata dhe fiqin, janë produkte jashtëzakonisht popullore.

Këto fruta janë shumë të pasura me antioksidantë dhe nga pikëpamja ushqyese janë të ngjashme me frutat e freskëta.

Megjithatë, ekzistojnë disa dallime kryesore midis dy produkteve, transmeton Klan Kosova.

Ecohigjiena

– Frutat e thata përmbajnë më pak ujë sesa frutat e freskëta.

Sipas disa studimeve, një gjysmë filxhani me fruta të thatë është përafërsisht e barabartë me një filxhan me fruta të freskëta.

– Shkalla e nxehtësisë që përdoret për tharjen e frutave mund të shkatërrojë disa nga ushqyesit dhe antioksidantët. Prandaj, frutat e thata kanë nivel më të ulët të vitaminës C se sa frutat e freskëta.

– Disa kompani që prodhojnë fruta të thata shtojnë ëmbëlsues të rafinuar si shurup të fruktozës ose saharozë. Kjo rrit numrin e kalorive tek frutat e thata.Për shembull, 100 gram rrush i thatë përmban 290 kalori në krahasim me 69 kalori që përmban 100 gram rrush i freskët.

– Dioksidi i squfurit përdoret zakonisht si ruajtë tek frutat e thata (sidomos kajsia).

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron se squfuri mund të shkaktojë reaksione kërcënuese për jetën, duke përfshirë anafilaksinë (reaksion serioz alergjik që ndodh shumë shpejt dhe potencialisht është edhe vdekjeprurës).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.