Fundamenti

Sadiku: Avokatura është profesion me shumë sfida e strese

/ 17 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Avokati i njohur kosovar Abdylaziz Sadiku thotë për rajonipress se ky profesion është me shumë sfida. Është punë profesionale mjaft e rëndë e cila duhet të kryhet me profesionalizëm, përkushtim dhe ndërgjegjshmëri. Cilat janë ecjet dhe rrugëtimet e avokatit Sadiku, si është punuar dhe sa po punohet me ndershmëri në këtë zanat. Është e pa ndershme dhe e pandërgjegjshme të pësojnë palët, pra edhe avokatët për jo efikasitet dhe jo kualitet të punës së disa gjyqtarëve. Deri sa nuk ka efikasitet dhe kualitet profesional në gjykatë si dhe kontroll e përgjegjësi ligjore, të gjithë do të vuajmë shprehet Sadiku.

Abdylaziz Sadiku është emër i njohur në fushën e avokatisë kosovare. Pos që ka një përvojë të gjatë në këtë profesion ka ushtruar edhe disa pozita të rëndësishme në periudhën e viteve të mëhershme që nga vitet 1975 ku ehe ka ushtruar funksione të rëndësishme në jetën politike dhe publike.

Realisht avokati Sadiku ka qëndruar stoikisht përballë të gjitha furtunave të asaj kohe dhe ai tregon edhe momente interesante të përplasjes me ish njerëzit e Lidhjes Komuniste, por edhe të regjimit të Millosheviqit.

Avokati Sadiku flet edhe për përvojën e tij prej avokati dhe koha kur ai ishte i papunë, që nga viti 1993 kur edhe regjistrohet në Regjistrin e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe pa ndërprerë deri me tani e ushtron pozitën e Avokatit me selinë e zyrës deri në vitin 1999 në Viti e pastaj nga pas lufta në Gjilan.

“Profesioni i avokatisë është punë profesionale mjaft e rëndë e cila duhet të kryhet me profesionalizëm, përkushtim dhe ndërgjegjshmëri. Është profesion edhe me sfida e strese. Avokatia si shtyllë e sistemit të drejtësisë (prokuroria, gjykata dhe avokatia) ka për qëllim t`i ofroj klientit njohuri për dispozitat ligjore, veprimet që duhet ndërmarrë në mbrojtjen apo përfaqësimin e tij e krejt këto në kuadër të zbatimit dhe vendosjen të drejtësisë në vendin e duhur. Avokatia që nga pas lufta ka kaluar dhe po kalon nëpër sfida të ndryshme. Koha e pasluftës ishte një kohë kur ndoshta edhe në atë fillim (nuk kam të dhëna ekzakte, por është mendim i imi personal) – kishte më pak lëndë në procedurë e ky numër madje vinte në rritje. Puna e gjyqësorit ishte mjaft kualitative” shprehet avokati Sadiku.

Sadiku thotë se në efikasitet dhe kualitet ndoshta e ka bërë të veten përvoja e gjyqtarëve të cilët kishin punuar në sistemin e gjyqësisë të Kosovës edhe para vitit 1990 por ishte prezent edhe përgjegjësia dhe kontrolli më i madh në punë.

“Pos të theksuarave në efikasitet, kualitet ka pas ndikimin e vetë edhe organizimi i gjykatave në Kosovë. Shkallë e dytë në regjion ishte Gjykata e Qarkut, dhe lëndët që ishin në procedurë brenda vitit e ndoshta edhe shumë më shpejt përfundonin në shkallën e dytë. Pra thjesht, puna e gjyqësorit ishte e mirë. Kur gjyqësori ka efikasitet dhe kualitet në punë, atëherë edhe pozita e gjithëmbarshme duke nënkuptuar këtu tretmanin dhe dinjitetin e avokatisë para palëve të procedurës ishte mjaft e mirë. Edhe pozita materiale e avokatisë ishte e mirë. Qëndron e vërteta se deri në vitin 2010, gjyqësori dhe prokuroria kishin vërtet paga po thuaj tepër të ultë – paga e tyre sillej pre 400-500€ në muaj. Kjo ishte edhe një arsye kur një numër i gjyqtarëve edhe atë kryesisht me përvojë u larguan nga gjyqësori apo prokuroria” shton Sadiku.

Sadiku thotë se në vitin 2010 këto paga u rriten diku kah 1000€. “Kjo rritje kishte ndikuar në krijuar një atmosferë shumë të dinjitetshme për punën e gjyqtarëve e prokurorëve. Vërehej një elan më mirë i punës. Por kjo nuk zgjati shumë. Në këtë kohë filloi të behet shtimi i interesimit juristëve me provim të jurisprudencës për të punuar në organet e gjyqësisë e kjo aq më tepër kur merret parasysh fakti se juristi në punët e administratës publike realizonte pagë mujore 300 – 400€. Tani pas vitit 2010 fillon të bëhet gjithnjë e ma tepër pozita më e vështirë e punës së avokatisë. Vështirësohet edhe pozita materiale e tyre. Kjo është mjaft e shprehur edhe tani. Tani pozita materiale i shtyn avokatet që ta heqin dorë nga puna e avokatisë dhe të kyçen në gjyqësi apo prokurori” sqaron Sadiku.

Sipas tij ndikim në vështirësimin e pozitës materiale të avokatisë kishte edhe rritja me hapa të mëdhenj e numrit të avokatëve të rij në regjion. “Marrja me punën e avokatisë vjen edhe nga arsyeja se juristët e rij të kualifikuar, nëse nuk mund të gjejnë vend në gjykatë e prokurori apo diku tjetër, atëherë me dëshirë apo me imponim të nevojës për ta siguruar ekzistencën përcaktohen për avokati”.

Revolta e qytetarëve apo palëve të procedurës që dikur ishte më e vogël, tani është në rritje

“Për sistemin e drejtësisë këtu në regjion dhe më gjer gjithnjë e më tepër me arsye apo pa arsye ke për të dëgjuar fjalë edhe ofenduese për gjyqtarë, prokuror e avokat, për korrupsion e zvarritje të mëdha të procedurës. Janë prezentë edhe rastet kur punën e avokatit në prokurori apo gjyqësi e kryen dikush tjetër. Këtu nuk e kam fjalën për intervenca shoqërore e miqësore të arsyeshme e nga baza e mirëbesimit, por siç flitet fjalën e kam te ata individ të cilët i kanë krijuar lidhjet me prokurori apo gjykatë dhe këtë punë e bëjnë me pagesa të majme apo profite e interesa tjera qofshin ato edhe të karrierës.
Nganjëherë nuk përjashtohet mbyllja e syve apo mungesë të guximit për tu përball me disa krime apo kryes të krimeve. Ka edhe raste e anomali, kur pala të thotë është e nevojshme mbrojtja formale e avokatit, e për punë tjera nuk ke nevojë me u angazhua dhe me i dhen siklet vetit. Qytetaret e ndërgjegjshëm – palët e procedurës pra edhe avokatin më së shumti e revolton dhe e lëndon drejtësia e vonuar në gjykatë” shprehet Sadiku.

Drejtësia e vonuar është padrejtësi shumë e neveritshme

Avokati sodiku thotë se ea edhe raste kur pala për shkak të drejtësisë së vonuar të ofron para për gjyqësor apo prokurori për ta zgjidh çështjen juridike sa më parë sepse kjo çështje juridike është tejet e rëndësime, por ka edhe raste kur është jetike për palën.

“Efikasiteti në përfundimin e lëndëve ishte edhe një formë shumë me rëndësi në stimulimin e punës së avokatisë. Përfundohej procedura, avokati i realizonte rezultatet e punës së vetë sepse në të shumtën e rasteve çështja e kompensimit të punës së avokatit lidhej me përfundimin e procedurës. Në funksion të efikasiteti dhe kualitetit të punës në sistemin e drejtësisë, qysh herët në Degën Regjionale të OAK në Gjilan ishte instalu një sistem i bashkëpunimit dikur me Gjykatën e Qarkut, Komunale, Prokurorin e Qarkut dhe Komunale. Në atë mbledhjet Degës Regjionale në të shumtën e rasteve kanë qenë të ftuar dhe kanë prezantuar titullarët e këtyre gjykatave dhe prokurorive të theksuara. Kishim dhe aso mbledhje të degës me gjyqtarë të gjykatave përkatëse. Interesimi për organizimin e këso takimeve nganjëherë ishte i titullarëve të gjykatave apo prokurorive” kujton Sadiku.

Pse bëhej kjo?

“Bisedonim për çështjet të cilat ishin në interesin e përbashkët të vendosjes së lëndëve me kualitet dhe efikasitet. Po e kishte edhe kërkesa që me qëllim të rruajtjes së dinjitetit të gjyqësorit, prokurorisë që për dilemat e ndryshme sugjerime e vërejtje të ndërsjellta të flitet në këto mbledhje e jo rrugëve e kafeneve të ndryshme, dhe pas sqarimit të çështjeve të respektohen qëndrimet e drejta dhe të përbashkëta. Mund të them se kjo ishte një metoda efikase e punës. Puna e pozitës së avokatisë sa vjen e vështirësohet sidomos pas vitit 2013 kur edhe bëhej riorganizimi i sistemit gjyqësor. Tani më nuk ka Gjykata të Qarkut si shkallë e dytë nëpër shtatë regjione në Kosovë, por formohet një gjykatë e vetme e shkallës së dytë – Gjykata e Apelit e Kosovës me seli në Prishtinë. Unë nuk them që ky organizim nuk është dashtë, por mendoj se diçka nuk është duke funksionuar si duhet në aspektin e kualitetit e sidomos efikasitetit të punës në vendosjen e lëndëve juridike. Epet arsyetimi se ka numër të madh të lëndëve e jo numër adekuat të gjyqtarëve. Qytetarët dhe avokatët nuk janë fajtor për këtë. Dikush duhet menduar për përgjegjësit e veta. Me të drejt një far mase janë edhe reagimet e qytetarëve se në vend të shtimit tejet të madh të pagave mujore më mirë kishte me qenë që kjo rritje mos të ndodhte në këtë mënyrë, por të shtohet numri i gjyqtarëve” sqarohet Sadiku.

Ai thotë se nëse më para deri sa ishte gjykata e qarkut, lëndët në shkallë të dytë u vendoseshin brenda gjysmë viti e ndoshta edhe diçka më tepër, tani në Gjykatën e Apelit kjo procedurë është zgjatë deri në 5 vite.

Mobi Casa

“Rritet pa përgjegjësia dhe jo kontrolli e punës së gjyqësorit në aspektin e efikasitetit po edhe kualitetit. Sjelljet e këtilla të bien te të menduarit se a është dhe në çfarë mase është e reflektuar e ashtuquajtura term e realiteti kosovar “kapja e shtetit”?
Ka edhe raste nga mosdija apo pa dashje dukuria e vendosjes së lëndëve siç mendon gjykatësi apo prokurori e jo siç mendon ligji. Dispozita ligjore nganjëherë interpretohen edhe nga pozita e subjektivizmit. Këto të theksuara dhe mungesa e profesionalizmit në punë (sepse ka edhe raste kur u zgjodhën gjyqtarë e prokuror pa kritere të profesionalizmit e në bazë të përkatësive të ndryshme respektivisht intervenimeve nga bazat me të ndryshme. Pa përgjegjësia apo neglizhenca në punën e shkallës së dytë vërehet në atë se me rastin e prishjeve, ndryshimeve apo vërtetimin e vendimeve të shkallës së parë, në disa raste nuk bëhet një arsyetim i duhur ligjor me konkretizim të dispozitave ligjore për bazueshmërin e vendimit që e nxjerr. Problemi më i madh qëndron në rastet kur vendimi i shkallës së parë prishet dhe lënda kthehet në rivendosje e shkalla e parë nuk udhëzohen konkretisht se cilat dispozita duhet aplikuar për të nxjerr një vendim të duhur ligjor në rivendosje. Kështu shkalla e parë sërish nuk e nxjerr vendimin e bazuar drejt në ligj dhe tani procedura zgjatë shumë vite. Gjykata e Apelit edhe për shkeljet të cilat një vendim i shkallës së parë i përmban dhe nuk janë shkelje rreptësisht absolute, respektivisht ato shkelje apo vërtetimi i ndonjë rrethane gjegjësisht fakti mund të eliminohen me lehtësi dhe me efikasitet me aplikimin e institutit ligjor “hapja e seancës publike” në shkallë të dytë, kjo gati se asnjëherë nuk aplikohet nga shkalla e tytë, por luhet loja e ping pongit – kthimi në shkallë të parë e përsëri nga shkalla e parë në të dytën. Kështu zvarritet pa nevojë çështja e lëndëve juridik. Kjo zvarritje tejet e madhe e procedurës, siç u tha edhe më parë po i shkakton dëme të mëdha materiale avokatëve, por para se gjithash palëve të procedurës të cilëve iu shkaktohen vuajtje shpirtërore e materiale, e madje shpeshherë bien edhe te konfliktet e palëve me përmase dhe pasoja ndoshta edhe tragjike” thotë avokati Sadiku.

Gjyqësori apo prokurori nuk e nxejnë kokën për punën dhe pozitën e avokatisë

Sepse atyre pavarësisht punës apo mospunës, kualitetin e jo kualitetin atyre iu ec rroga e majme tani 2.000€ si dhe beneficionet tjera të cilat i përkasin shpenzimeve të ndryshme karshi shpenzimeve siç paguan avokati për qiranë, ujin, rrymën, nxehjen, tatimin në ATK, taksat komunale, telefonin, anëtarin e avokatit e shumë shpenzime të tjera për punën në zyre, ndërsa gjykatësi e prokurori i kanë vetëm shpenzimet e benzinës për udhëtim banesë- gjykatë dhe anasjelltas shprehet Abdylaziz Sadiku.

“Përkundër gjyqtarëve e prokurorëve, avokati, nuk punon në zyrën e vetë vetëm gjatë orarit të punës, por edhe pas orarit, të shtunën e të dielën në përgatitje të lëndëve. Janë të pranishme edhe rastet kur gjyqtarët e lëndës fare nuk e përgatitin lëndën për shqyrtim gjyqësor, dhe kështu gjendet një arsye për ta shty shqyrtimin e çështjes e kështu me radhë. Tani nuk ka avokati i cili po t`i epej mundësia nuk do të përcaktohet për gjykatë apo prokurori, ndërsa nuk ka gjyqtarë apo prokurorë i cili do të përcaktohet për avokati. U tha më para se mungon sistemi i kontrollit të cilësisë së punëve në gjykatë, dua të shtoj atë se për këtë fakt ka njohuri edhe Këshilli gjyqësor dhe të gjithë ata që janë relevant, por është çudi se pse për mos efikasitet dhe kualitet të punës nuk largohen gjyqtaret apo prokuror. Është e pa ndershme dhe e pandërgjegjshme të pësojnë palët, pra edhe avokatet për jo efikasitet dhe jo kualitet të punës së disa gjyqtarëve. Deri sa nuk ka efikasitet dhe kualitet profesional në gjykatë si dhe kontroll e përgjegjësi ligjore, të gjithë do të vuajmë. Kjo procedurë e pritjeve të gjata sidomos në gjykatën e apelit, po iu shkakton edhe dëme të mëdha palëve sidomos kur është fjala te kamata ligjore e cila është 8% në muaj” tha Sadiku.

Ç`farë ka punuar dhe si është kacafytur me njerëzit e pushtetit të atëhershëm Abdylaziz Sadiku

Pas përfundimit të fakultetit, që nga Shkurti/1973 e ushtron detyrën e Kryetarit të Lidhjes të Rinis në Komunën e Vitisë deri në vitin 1975 prej nga dërgohet në shërbimin ushtarak. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak në vitin 1976 emërohet në pozitën e Drejtorit të administratës së përgjithshme të komunës së Vitisë deri në vitin 1979. Derisa sa punon në organet e administratës komunale, e përfundon edhe Provimin për administratë në Prishtinë.

Gjatë vitit 1979 punon në detyrat e Kryetarit të Këshillit komunal të Sindikatës në Viti.
Meqenëse e ka të përfunduar provimin e Jurisprudencës, në vitin 1980 zgjidhet në detyrën e Kryetarit të gjykatës komunale në Viti. Me kërkesën e strukturave komunale të komunës së Vitisë në kuadër të ashtuquajturës “politik kadrovike” në vitin 1986 zgjidhet në detyrën e anëtarit të Kryesisë të Këshillit të Lidhjes së Sindikatave të Kosovës në Prishtinë.

Qëndron në këtë pozitë deri në muajin shkurt të vitit 1988 kur për shkak të ashtuquajturit “diferencim politik” i shqiptohet masa ideo politike – përjashtohet nga LKJ për shkak të:
-vizitës zyrtare dhe përkrahëse të grevës së minatorëve në thellësi të xeherores të Trepçës,
– përkrahjes së kërkesave të minatorëve për dorëheqjet e Ali Shukriut – anëtar i Kryesisë të KQ të LKJ, Rrahman Morinës – Kryetar i Komitetit Krahinor të LKK, dhe Hysamdin Azemit – kryetar i komitetit Komunal të LKJ për Prishtinë e më parë ishte edhe Kryetar i Këshillit të Lidhjes së Sindikatave të Kosovës,
– mosangazhimit dhe mos përkrahjes të debatit publik para klasës punëtore të Kosovës për ndryshimet e kushtetuese ashtu siç e kërkonin Propozim amendamentet për ndryshimet e Kushtetutës të Serbisë me të cilat amendamente thellë cenohej pozita kushtetuese e KSA të Kosovës dhe Vojvodinës sipas Kushtetutës së vitit 1974.

Gjatë gjithë debatit publik klasa punëtore e Kosovës i kishte kundërshtuar unanimisht këto ndryshmet kushtetuese të cilat e rrënonin pozitën kushtetuese të Kosovës.
Pas masës ideopolitike shkarkohet edhe nga pozita e anëtarit të Këshillit të Lidhjes së Sindikatave të Kosovës.

Në Shtatorin/1988 kur bëheshin lëvizje të reja në rendin botëror – Rrëzohet muri i Berlinit dhe gjithkund në vendet socialiste lëshohej demonstrativisht lëvizja komuniste (dorëzoheshin librezave e anëtarësisë në LKJ) e kjo ishte prezentë dhe në Kosovë. Tani masa ideopolitike që iu kishte shqiptuar humbi në efektin e vetë dhe nuk paraqite pengesë për zgjedhje në detyra të mëtejshme. Komisioni për çështje kadrovike në nivel të Kosovës në Tetorin/1998 e cakton në pozitën e zëvendës Sekretarit e madje edhe Sekretarit të BVI të Kosovës për Sigurim Pensional e Invalidor të Kosovës në Prishtinë.

Në këto detyra punon deri në Nëntorit/1990 kur me Vendimin e Kuvendit të Serbisë shkarkohet nga kjo pozitë për shkak se ai ishte vu në përkrahje dhe zbatim të Apelit të Bashkimit të Sindikatave të Kosovës për grevën e Shtatorit/99 të gjithë të punësuarve shqiptarë në BVI e SPI. Kjo ishte grevë e përgjithshme të gjithë të punësuarve shqiptarë në Kosovë.

Ishte prezentë edhe ajo se unë nuk kam ndërmarrë ndaj asnjë punëtori masa për përgjegjësi disiplinore deri te ndërprerja e marrëdhënies së punës në kuadër të dy Ligjeve të atëhershme të Serbisë për veprim në rrethana të jashtëzakonshme në Kosovë.

Po ashtu ishte prezentë edhe fakti se pas grevës së shtatorit nga komisionet mjekësore të BVI për SPI ku unë isha Sekretar, iu kishte njohur e drejta e pensionit një numri mjaft të madh të punësuarve shqiptarë kryesisht të larguar nga puna për shkak të pjesëmarrjes në grevën e përgjithshme siç u theksua më lartë.

Nga pozita e zëvendës të Sekretarit të BVI për SPI të Kosovës caktohet në pozitën e Referentit për zbatimin e sistemit pensional në shërbimin e Gjilanit.

Në muajin Shkurt/1991, pushteti i instaluar i Serbisë në Kosovë e pushojnë nga marrëdhënia e punës edhe nga këtu me arsyetim se është si tepricë teknologjike për nevoja të shërbimit të BVI për SPI të Kosovës edhe pse unë isha me përgatitje superiore, ndërsa ata me kualifikime të mesme mbeten. Qëllimi ishte që në vend të shqiptarëve të punësohen serbet./rajonipress/