Fëmijët parashkollor të shkollës “Nazim Hikmet“ të Dobërqanit vizitojnë stacionin e Policisë në Gjilan

Gjilan – Ata ishin nën përcjelljen e edukatoreve dhe prindërve të tyre derisa ky moment i veçantë ka shërbyer për t’u njohur nxënësit parashkollor me punën e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, duke ju mundësuar atyre të shohin nga afër mjediset e punës dhe realizimin e detyrave të përditshme të zyrtarëve policor.
Po ashtu nga ana e oficerëve të sektorit dhe atyre të njësitit në Komunitet fëmijëve u janë dhënë këshilla për Rregullat në Komunikacion rrugor.
Fëmijët, edukatorët dhe prindërit e tyre kanë shprehur falënderim dhe janë ndarë të kënaqur me pritjen që u është bërë nga ana e policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, gjithmonë do të punoj dhe veproj për një ambient të qetë dhe të prosperuar për të gjithë njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/