UBT

Projekt mbi 3.5 milionë euro nga Komuna e Gjilanit dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka pritur kryetarin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Më pas kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar.

Alban Hyseni, tha se projekti në vlerë mbi 3.5 milionë euro mes Shoqatës Jetimat e Ballkanit dhe Komunës së Gjilanit.

Më tej i pari i Gjilanit, shtoi se Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Gjilanit në bashkëpunim do të ndërtojnë qëndrimin ditor për të moshuarit, kuzhinën popullore dhe bujtinën për studentë.

“Bashkë për të mirën e përgjithshme”, tha Hyseni.

RCCOLA

Ai shtoi se është i lumtur të pres humanistin Halil Kastratin nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Ndërsa Halil Kastrati, nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, tha se lajmi për kuzhinën është i gëzueshëm.

Ai shtoi se po ashtu është lajm i gëzueshëm edhe nënshkrimi i memorandumit me kryetarin Hyseni.

“Kjo është kuzhina e tretë që po bëhet dhe kjo është e rëndësishme. Qendra të tilla do të ndërtohen në tërë Kosovë”, tha Kastrati./rajonipress/