Fundamenti

Rahimaj: 27 dëgjime publike për planifikimin e buxhetit të vitit 2024

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Nga data 19 Qershor e deri me datën 4 Korrik, kemi mbajtur gjithsej dëgjime buxhetore me qytetarë të secilit lokalitet ka shkruar Kadri Rahimaj.

Fakti 1: për dallim nga viti i kaluar janë mbajtur 7 dëgjime më shumë, nga 20 sa kanë qenë në vitin 2022.

Fakti 2: është shtuar interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e këtij procesi, duke u dyfishuar numri i pjesëmarrjes së tyre (nga 353 qytetarë pjesëmarrës në vitin 2022, në 653 në vitin 2023), me theks të veçantë pjesëmarrja e vajzave dhe grave.

Fakti 3: gjithsej 27 ditë përkthyer në orë, 27 orë efektive diskutim me qytetarët për të parë kërkesat e nevojat e tyre.

Fakti 4: 10 nga dëgjimet e mbajtura, kanë qenë dëgjime për kategori e veprimtari të ndryshme, për të parë kërkesat e specifikat e secilit/ës prej tyre.

Mobi Casa

Fakti 5: në secilin lokalitet janë prezantuar punët e përfunduara nga viti i kaluar️ si dhe projektet e reja që do të vijnë.

Fakti 6: kemi kuptuar se do të intensifikojmë edhe më shumë punën, duke ditur se edhe numri i kërkesave nga qytetarët është rritur (nga 249 kërkesa në vitin 2022 në 295 për vitin 2023).

Idetë, planet e projektet për zhvillim vetëm sa vijnë e konkretizohen, atëherë kur ato burojnë e nxiten nga kërkesat e nevojat e qytetarëve.

Puna vazhdon, #nukndalemi!