UBT

Mbahet takim me përfaqësues të MMPHI-së mbi temën e banimit të përballueshëm

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Zyrtarët komunal kanë prezantuar dokumentet e nevojshme para të pranishmëve duke shtuar gjithashtu parametrat dhe kushtet që përmbush lokacioni i përcaktuar në kuadër të banimit të përballueshëm.

Shefi i Kabinetit të Kryetarit Rahimaj Vaxhid Rexhepaj së bashku me ekipin komunal të drejtorëve e zyrtarëve kanë pritur sot në takim përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për të diskutuar rreth banimit të përballueshëm.

Ata kanë diskutuar rreth banimit të përballueshëm si skemë si dhe obligimit që ka Komuna e Kamenicës në përcaktimin e lokacionit që do t’i shërbejë kësaj skeme.

Fundamenti

Zyrtarët komunal kanë prezantuar dokumentet e nevojshme para të pranishmëve duke shtuar gjithashtu parametrat dhe kushtet që përmbush lokacioni i përcaktuar në kuadër të banimit të përballueshëm.

Skema e banimit të përballueshëm është politikë e cila është nisur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe për të cilën MMPHI ka hapur thirrjen në shkurt të këtij viti për komunat, në mënyrë që ato të aplikojnë.