Dekorohen me mirënjohje gratë që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme të sferës publike në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Grupi jo-formal i Grave në Komunën e Kamenicës nën udhëheqjen e Drejtoreshës për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë Burbuqe Leka, sot ka shpërndarë mirënjohje për gratë të cilat kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sfera të ndryshme si ajo e sigurisë, biznesit, arsimit, administratës e shëndetësisë.

Mobi Casa

Drejtoresha Leka ka thënë se ky organizim është bërë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke thënë se motivi i tyre për punë dhe kontributi për të mirën publike, mund të ndihmojnë edhe gratë e tjera për angazhim dhe kontribut./rajonipress/