Mobi Casa

Është mbajtur ushtrim në tavolinë nga Ministria e Mbrojtjes për Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar ushtrimin në tavolinë në rast të vërshimeve, për punëtorët komunal.

Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes Shemsi Syla, Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj si dhe Nënkryetari Faton Jakupi.

Në këtë ushtrim me ligjërues Hajriz Sejdiu dhe kolonelin Veli Murati janë prezantuar para të pranishmëve plane të reagimeve në rast të fatkeqësive natyrore.
“Ky ushtrim po realizohet edhe në komuna të tjera, tek të cilat edhe po kam fatin të jem, dhe jemi të lumtur që po mbahet edhe në Komunën e Kamenicës. Është shumë e rëndësishme që ushtrime të tilla të realizohen në mënyrë që secili nga ne, ta ketë të qartë se si duhet të veprojë në raste emergjente” tha Syla.

Mobi Casa

“Falënderojmë Ministrinë e Mbrojtjes për bashkëpunimin në organizimin e një ushtrimi të tillë. Komuna e Kamenicës në vazhdimësi mundohet që të punojë në këtë drejtim, në mënyrë që në raste të tilla ta kemi të qartë si të veprojmë, por normalisht që edhe ky ushtrim që po mbahet sot, ka rëndësi të madhe në këtë proces”-tha Rahimaj.

Të pranishëm në këtë ushtrim kanë qenë edhe përfaqësues nga “Hidromorava”, “Ecohigjiena”, Policia e Kosovës, Njësia e Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq-Dega në Kamenicë, përfaqësues nga KEDS, dhe drejtorët komunal.

Përgjatë këtij ushtrimi njëditor, të pranishmit kanë mësuar më shumë se si duhet të veprohet e menaxhohet në situata të fatkeqësive./rajonipress/