Një e vetëm një
Demush Mehmeti – Një mëngjes nga shtrati ngritemi, Me kujtimet e ëmbël për atë ëndrrën e mirë, Vjen tjetri mengjes ngritemi të trishtuar
Me kujtimet e ëndrrës së keqe dhe të ligë
Ikë kalon një ditë plot buzqeshje e hare
Tjetra ditë vjen me lot e dhimbje trishtim
Gjitha ditët po na ecin një e nga një
Si gjithnjë e për gjithnjë një e një bëjnë dy
Unë e ti përherë do bëjmë një dhe vetëm një.
LE TË SHKOJ
Në këtë pranverë
Rrezet e diellit dalin me vështirësi
Përmes vrimave hapur mes mjegullinës
Dalin si tyta hute në vrima frëngjish
Në rrugën pakthim s’po ikë ky moti i lig
Me ca luhatje të frikshme dalur prej toke
Të na vjen pranvera që u lodhëm tu e pritë.
URIME RINES
Jo s’kupton i vogli gjyshit ti i ëmbli Rines
Sa më mungojnë fjalët që shprehin gëzimin
Për atë momentin e ardhjes tënde në jetë
Me mungojnë dhe fjalët që shprehin hidhërimin
Për përbuzjen që ti bën dhe ende pa u lindë
S’di pse mu kujtuan ato fjalë, sjellje ligësie
Kur po feston ditëlindjen e mbushe rrafsh një vit
Jo s’dua kujtimet hakmarrëse frymë e ligë
Kur njerëzit e tu të shpallnin të huaj u bën të ligj
Lutem sjelljet e liga naive mos me u përsëritë
Urime i bëfsh njëqin me familje, me shumë shëndet !
PO I ERDHI RADHA
Po i erdhi radha futu në log hareje
Hudhi gjitha dhimbjet lej prapa shpinës
Të tilla në jetë eu sa shumë ka
Lumturitë e jetës sa keq din me naj çartë
Fare pa pritesë hyrë n’valle gëzimi
Me ngrohtësi zemre zjarr mbi çdo zjarr
Gjitha heshtat le ti thehen dhimbjes
Vorrbullë e harresës le ti përpinë
Thuja asaj më të bukures këngë jete
Me më të bukurat fjalë dalje prej shpirti
Ngrite krahërorin ballin mbaje lart
Vetëm me dashurin zemre e jo për inat.
DIÇKA PO ZIHET
Thellë në thellësi toke diçka po zihet
I kalon shtresat mbi sipërfaqe, del troket
Një oshëtimë e fortë dridhëse dëgjohet
Po na i trandë ëndrrat, heshtjen thyen
Rrembimthi vjen e kalon, gojë hapur na le.


