Eko Higjiena

Gjiganti rumun kthen vëmendjen nga Lindon Emërllahu

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Klubi i madh rumun, FCSB, ka rikthyer në listën e dëshirave Lindon Emërllahun dhe pritet të bëjë një tjetër përpjekje për transferimin e mesfushorit kosovar gjatë afatit kalimtar të dimrit.

23-vjeçari i Polissya Zhytomyr përputhet me profilin e lojtarit që kërkon pronari i FCSB-së, Gigi Becali, i cili ka bërë të ditur se dëshiron të përforcojë mesfushën e skuadrës në afatin e janarit.

Interesimi i klubit rumun për Emerllahun nuk është i ri. FCSB ishte shumë pranë transferimit të reprezentuesit të Kosovës në fund të vitit të kaluar, por CFR Cluj vendosi ta shesë atë te Polissya Zhytomyr për rreth 1.5 milion euro në janar të vitit 2026.

Kryetari i Bordit të FCSB-së, Stoica, kishte deklaruar disa muaj më parë se ishte i bindur që Emerllahu do të transferohej te skuadra e Bukureshtit. Sipas tij, oferta e klubit ukrainas kishte qenë dukshëm më e lartë dhe kjo kishte ndryshuar rrjedhën e negociatave.

FCSB u përpoq sërish gjatë verës për të siguruar shërbimet e mesfushorit. Drejtori sportiv Florin Cernat udhëhoqi kontaktet me Polissya Zhytomyr, por qasja e klubit rumun u refuzua kategorikisht.

Mobi Casa

“Më lehtë kur ke dikë të flasësh gjuhën shqipe”, Lindon Emërllahu i lumtur që e ka bashkëlojtar Ilir Krasniqin

Megjithatë, FCSB nuk ka hequr dorë dhe tashmë po përgatit një përpjekje të re për Emerllahun. Klubi rumun shpreson që në merkaton e ardhshme të arrijë marrëveshje për transferimin e tij.

Emerllahu iu bashkua Polissya Zhytomyr në janar të këtij viti dhe ka kontratë me klubin ukrainas deri në vitin 2028. Ai është gjithashtu pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës, për të cilën ka zhvilluar 15 paraqitje dhe ka shënuar dy gola.

Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e tregut e mesfushorit kosovar llogaritet në 2 milionë euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.