UBT

Visar Ismajli kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie në DKA-në e Gjilanit për pozitën e UD-së së Burim Sadikut

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Visar Ismajli ka kërkuar publikisht nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Jeton Rexhepi, që të japin përgjigje të qarta lidhur me mënyrën e emërimit dhe vazhdimin e mbajtjes së Burim Sadikut në pozitën e ushtruesit të detyrës (UD).

Në reagimin e tij publik, Ismajli ngre një sërë pikëpyetjesh lidhur me procedurat e ndjekura për këtë emërim dhe kërkon që institucionet komunale të bëjnë publike vendimin, bazën ligjore dhe dokumentacionin përkatës.

“KUSH JEP PËRGJEGJËSI DHE LLOGARIDHËNIE NË DKA-GJILAN?”, është pyetja me të cilën Ismajli e ka nisur reagimin e tij.

“I kërkoj publikisht Kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, dhe Drejtorit të DKA-së, z. Jeton Rexhepi, të japin përgjigje të qartë për mënyrën se si është emëruar dhe vazhdon të mbahet Burim Sadiku në pozitën e UD-së.”

Ismajli thotë se, sipas informatave që ka, Burim Sadiku ka ardhur nga pozita e sekretarit të shkollës dhe më pas është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës. Pikërisht për këtë, ai kërkon sqarime nëse është ndjekur procedura e rregullt ligjore për një emërim të tillë.

“Sipas informatave që kam, Burim Sadiku ka ardhur nga pozita e sekretarit të shkollës dhe më pas është emëruar në pozitën e UD-së. Prandaj shtrohet pyetja: A është ndjekur procedura e rregullt ligjore për këtë emërim?”, ka shkruar Ismajli.

Ai kërkon që, nëse ka pasur procedurë, institucionet përgjegjëse të bëjnë publike vendimin, bazën ligjore dhe dokumentacionin që lidhet me emërimin.

“Nëse ka pasur procedurë, kërkoj të bëhet publike vendimi, baza ligjore dhe dokumentacioni përkatës.”

Në reagimin e tij, Ismajli e vendos theksin edhe te përgjegjësia institucionale, duke kërkuar sqarime në rast se procedura e rregullt nuk është ndjekur.

Mobi Casa

“Nëse nuk ka pasur procedurë të rregullt, atëherë: Kush mban përgjegjësi dhe kush jep llogari për këtë vendim?”, pyet ai.

Një tjetër çështje e ngritur nga Ismajli lidhet me kohëzgjatjen e angazhimit në pozitën e ushtruesit të detyrës. Ai kërkon që të sqarohet nëse është e vërtetë se Burim Sadiku është mbajtur si UD përmes dy kontratave nga gjashtë muaj dhe, nëse po, mbi çfarë baze ligjore ka vazhduar kjo situatë pas përfundimit të afateve të kontratave.

“Po ashtu, nëse është e vërtetë se është mbajtur si UD me dy kontrata nga 6 muaj, kërkoj të sqarohet se mbi çfarë baze ligjore vazhdon kjo situatë pas përfundimit të afateve.”

Ismajli thotë se çështja nuk duhet të shihet vetëm si një çështje e brendshme administrative, por si një çështje që lidhet me transparencën dhe të drejtën e qytetarëve për të pasur informacione mbi mënyrën se si merren vendimet në institucionet publike.

“Qytetarët e Gjilanit kanë të drejtë të dinë kush merr vendime, mbi çfarë baze merren ato dhe kush mban përgjegjësi për to.”

Në përmbyllje të reagimit, ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ofrojnë transparencë dhe llogaridhënie, duke insistuar në respektimin e procedurave ligjore.

“Kërkoj transparencë, llogaridhënie dhe respektim të procedurave ligjore.”

Deri në publikimin e këtij reagimi, pretendimet dhe pyetjet e ngritura nga Ismajli për procedurën e emërimit dhe vazhdimin e angazhimit të Burim Sadikut si UD mbeten për t’u sqaruar nga drejtuesit e Komunës së Gjilanit dhe DKA-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.