RCCOLA

dr. Leotrim Kurteshi caktohet shef i Urgjencës në QKMF, premton profesionalizëm dhe përkushtim në punë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Sot kam pranuar zyrtarisht pozitën e shefit të Urgjencës në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”- Gjilan. Në këtë detyrë të re me shumë sfida, do të angazhohem që ekipi ynë të punojë me profesionalizëm dhe përkushtim për të ofruar kujdesin sa më të mirë për pacientët. Bashkëpunimi, organizimi dhe trajnimi i vazhdueshëm janë thelbi i punës për të siguruar shërbime sa më cilësore ka shkruar dr. Leotrim Kurteshi.

Postimi i plotë:

UBT

Sfidat e urgjencës janë të ndryshme dhe të pakrahasueshme, ligji është një udhërrëfyes i rëndësishëm për ne, toleranca zero për shkeljet e ligjit, duke garantuar që çdo veprim dhe vendim është në përputhje me standardet më të larta të kujdesit shëndetësor.

Faleminderit për besimin, dhe jam i gatshëm për të shërbyer dhe për të udhëhequr me integritet dhe pasion këtë rol të rëndësishëm.