Eko Higjiena

Gjashtë aktakuza të ngritura për vjedhje, dhunë në familje dhe kanosje

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Njëri person është ndaluar për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, ndërsa personi tjetër për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Uji Dea

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kudër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kudër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”./rajonipress/