UBT

Pastrohet shtrati i lumit në Lladovë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Po vazhdon pastrimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve në Komunën e Gjilanit.
Punimet po vazhdojnë në fshatin Lladovë, me qëllim të parandalimit të vërshimeve. Kryetari i Gjilanit, tha se pastrimi i shtretërve të lumenjve po vazhdon, tani edhe në fshatin Lladovë.

“Për 2 vite me radhë kemi parandaluar vërshimet me masa preventive. Duke e parë nevojën e madhe për pastrim e zgjerim të shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht”, tha Alban Hyseni.

UBT

I pari i Gjilanit, shtoi se ky fshat është me tokë bujqësore kualitative e bujq shumë aktiv, ndërsa institucionet me masa parandaluese e kujdes të shtuar për t’i dalur krahë./rajonipress/