UBT

Maliqi: Për Alban Hysenin dhe VV më të rëndësishme janë udhëtimet koti, se sa votimi i bartjes së mjeteve në shumën prej 3 milionë eurove

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kjo qeverisje dhe kryetari i komunës tonë nuk i ndien përgjegjësit dhe obligimet e marrua nga vota qytetare për përmirësimin e jetesës së qytetarëve, por çdo ditë e më shumë po i braktis këta qytetar që ja besuan votën, mundin e ndjerën për të mirën e qytetit ka shkruar Latif Maliqi asambleist i LDK-së.

Postimi i plotë:
Shumë bujë e etiketime janë bërë qe 3 muaj për kinse opozita nuk po e mundëson bartjen e mjeteve nga viti 2023 në buxhetin e vitit 2024, kjo sot u demantua, ku po kjo opozitë ishte në seancë për votimin e këtyre mjeteve, por kryetari Alban Hyseni dhe këshilltarët komunal nga VV nuk ishin në sallë.

Kjo e tregon edhe njëherë se për kryetarin Alban Hyseni dhe VV më të rëndësishme janë udhëtimet koti, se sa votimi i bartjes së mjeteve në shumën prej 3 milionë eurove.

Kjo vetëm se e vërteton papërgjegjshmërinë dhe përbuzjen e vazhdueshme të qytetarëve të Gjilanit për dy arsye.

Uji Dea
  1. Duke mos ditur t`i shpenzojnë, investojnë dhe menaxhojnë mjetet e investimeve kapitale dhe
  2. Tani duke ikur nga seanca për bartjen e këtyre mjeteve.

Nuk mund të jeni të besueshëm për donatorët dhe investitorët e huaj e vendor, nëse mjetet e buxhetit komunal në vlerën prej 3 milionë euro, nuk dini me i shpenzu, investu dhe menaxhu.

Ne si kuvendar të qytetit nuk ta kemi me borxh që çdo zyrtarë i VV që mbetet në zyret e komunës pas ikjes tënde për vikende të na ofendoj, akuzoj për çështjet e keqqeverisjes tuaj. Kërkojmë nga ju që këtë person ta mbani largë nga kuvendi dhe ta qortoni për ofendimin ndaj përfaqësuesve të popullit.

Të dashur qytetarë mbetja në terr informativ për teke dhe kryeneçësinë e një personi kushdo çoftë ai është një lloj braktisje ndaj jush dhe kjo braktisje duhet të memorizohet dhe ndëshkohet.

Unë sot në kuvend kam pasur të ngris disa qështje, por shtrohet pyetja para kujtë? ai që duhet të merret me problemet dhe punët e komunës nuk ishte prezent.
Çështjet të cilat kam pasur t`i ngris ishin:

  1. Çka po ndodh me rrugën “Hamdi Kurteshi”
  2. A ka kanalizim në këtë rrugë dhe a është në harmoni me projektin e BERZH-it
  3. A ka ndonjë lëvizje në rrugën Malishevë – Vërbic e Kmetovcit pasi që në vitin 2023 i kemi nda si kuvend 310 mijë euro.
  4. Çfarë ka ndodhur me projektin e zonës ekonomike.
  5. Pse nuk është hapur konkursi për mësimdhënësit;
  6. Pse janë anuluar konkurset për mbi 10 zyrtar publik(mos është kjo arsyeja e ikjes tënde sot nga Gjilani, në ditën e anulimit të konkurseve, në procesin e intervistimit)
    Të gjitha këto çështje dhe disa të tjera janë peng e pozitës e cila sot e braktisi vullnetin e qytetareve bashkë me kryetarin.
    Ne jemi aty për ti ndihmuar dhe për t`i avancuar projektet, kërkesat dhe propozimet e qytetarëve që dalin si detyrim ndaj taksapaguesve të kësaj komune.
    Shtrohet pyetja:
    Për çka po organizohen dëgjimet publike?
    Për ti marrë mendimet e qytetarëve sepse ata më së miri i din nevojat dhe kërkesat e tyre, e jo për ti bllokuar ato në emër të keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit./rajonipress/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.