Në Sllatinë të Epërme u mbajt trajnim me fermerët-kultivues të perimeve në serra

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka mbajtur sot një trajnim me fermerët, kultivues të perimeve në serra, me temën “Mbrojtja e domateve, specave dhe trangujve në serra”.

Ky trajnim u organizua nga Projekti “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore” DShK-MBPZHR, të cilën e implementon organizata KDC.

Uji Dea

Ky trajnimi u mbajt në fshatin Sllatinë e Epërme te fermerja Alie Qosaj, e cila është kultivuese e perimeve në serra me sipërfaqe pre 0.20/ha.

Në këtë trajnim ligjëroi Ermira Isufi, Inxhiniere e Bujqësisë dhe këshilltare private e licencuar./rajonipress/