Shkolla e Mesme - UBT

Gjendet i pajetë 75-vjeçari shqiptar që ishte zhdukur prej një jave në Itali

Gjendet i pajetë 75-vjeçari shqiptar që ishte zhdukur prej një jave në Itali

Eqerem Ahmetaj, 75 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal në zonën rurale të San Zenos, pranë Breshias në Itali, pas shtatë ditësh kërkimesh.

75-vjeçari shqiptar, Eqerem Ahmetaj, i cili rezultonte i zhdukur që nga 21 nëntori, është gjetur i pajetë të shtunën, më 28 nëntor, në një kanal në zonën rurale të San Zenos, pranë qytetit të Breshias në Itali.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Ahmetaj jetonte në Itali prej rreth 20 vjetësh dhe banonte i vetëm, ndërsa kishte mbështetjen e ish-bashkëshortes dhe tre fëmijëve, me të cilët komunikonte rregullisht.

Uje Dea

Ai ishte larguar nga banesa më 21 nëntor dhe nuk ishte kthyer më. Kontakti i fundit me familjarët ishte regjistruar po atë ditë, përmes një mesazhi që kishte dërguar në orën 19:21, ku shkruante: “Kam rënë, jam i lagur”.

Pas këtij mesazhi, familjarët nuk arritën të komunikonin më me të dhe nisën kërkimet për gjetjen e tij, të cilat u orientuan edhe në bazë të sinjalit GPS të pajisjes që mbante me vete.

Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i tij u gjet nga ekipet e zjarrfikësve italianë, të cilët po merrnin pjesë në operacionin e kërkimit.

Trupi u dërgua në spitalin Civile, ku u kryen procedurat për identifikimin e viktimës, ndërsa më pas u konfirmua se bëhej fjalë për Eqerem Ahmetajn.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura rrethanat e plota dhe shkakun e vdekjes së 75-vjeçarit.

https://www.albinfo.at/gjendet-i-pajete-75-vjecari-shqiptar-qe-ishte-zhdukur-prej-nje-jave-ne-itali
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.