RCCOLA

Rruga që nuk po përfundon?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Segmenti i rrugës Gjilan – Bujanoc ende larg përfundimit derisa kalimtarët dhe vozitësit e përditshëm të kësaj rruge shprehën të habitur me dinamikën e ngadaltë të punimeve. Pse nuk reagon askush nga Qeveria.

Rruga në drejtim të Bujanocit assesi të përfundojë, krejt kjo për shkak të punimeve të ngadalta.

Aty punohet me teknikë të kufizuar dhe nuk punohet rregullisht dhe ky ritëm i ngadaltë po i bënë nervoz sidomos vozitësit e përditshëm dhe kalimtarët që e frekuentojnë këtë rrugë.

ARKATANA

Xhemajli një vozitës i kësaj rruge shprehet se kjo rrugë tashmë është bërë edhe e pasigurt për vozitje.
“Vozitësit e veturave po bëjnë gara në këtë pjesë edhe pse rruga është me shumë defekte. Ka gropa të shumta e sinjalistikë ka pak të vendosur. Nuk e kam të qartë pse hesht Qeveria dhe nuk ndërmerr ndonjë masë sanksionuese” shprehet Xhemajli.

Ridvani një mërgimtar nga Zvicra thotë se është i zhgënjyer me këto punime tash e katër vite.

“Isha i sigurt se kur të vije këtë herë do e gjej rrugën e përfunduar, por e pash që ende kishte punë sepse po punohej me hapa të breshkës. Vërtet kjo është e patolerueshme dhe i bëjë thirrje Hysen Durmishit ta vizitoj këtë aks rrugor dhe të ndikojë tek kompania, që mos të na zërë edhe ky vit me të njëjtat telashe në rrugë” tha Ridvani./rajonipress/