RCCOLA

Policia me fushatë vetëdijësuese “Sezoni veror 2023”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë fletëpalosje të cilat bëjnë thirrje tek qytetarët që së bashku të kontribuojmë dhe reflektojmë pozitivisht për sigurinë e përgjithshme në komunikacionin rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i komunitetit të Stacionit policorë në vazhdën e zbatim të planit operacional “Sezoni Veror 2023”, sot me datën 25.07.2023 ka vazhduar me fushatë vetëdijësuese në disa pjesë të qytetit të Gjilanit.

Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë fletëpalosje të cilat bëjnë thirrje tek qytetarët që së bashku të kontribuojmë dhe reflektojmë pozitivisht për sigurinë e përgjithshme në komunikacionin rrugor.

Fundamenti

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan ditët në vazhdim do të ndërmerr masa të shtuara dhe do të kryej kontrolle si në rrugët magjistrale po ashtu edhe në ato lokale.

Kontrollet do të fokusohen në: matjen e shpejtësisë përmes radarëve laserik, dalja në dritare nga ana e pasagjerëve derisa lëvizë automjeti, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, tejkalimet në vijë të plotë, kontrollet ndaj vozitësve kur drejtojnë automjetin nën ndikim të alkoolit dhe kundërvajtjeve tjera që cenojnë sigurinë në trafik.

Ndërmarrja e aktiviteteve shtesë ka për qëllim parandalimin e aksidenteve me dëme materiale, lëndime trupore dhe aksidentet me pasoja fatale ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/