RCCOLA

Komuniteti rom njihet me të drejtat ligjore në arsim, shëndetësi, dhe punësim

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në këtë punëtori kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e komunitetit Rom, si rekomandime kryesore të dala janë: Shkollimi i nxënësve në nivelin e lartë arsimor, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, regjistrimi i dhe pajisja me dokumentacion të qytetarëve Rom nga regjistrimi civil, organizimi më i mirë i jetës kulturore dhe sportive për të rinjtë, shfrytëzimi i palestrës sportive, përmirësimi i gjendjes socio ekonomike dhe rritja e punësimit, etj.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur punëtorinë lidhur me shfrytëzimin e të drejtave të komunitetit Rom në arsimim, shëndetësi, punësim,etj.

Qëllimi i organizimit të punëtorisë është informimi i qytetarëve të komunitetit Rom mbi shfrytëzimin e të drejtave ligjore dhe rritjes se bashkëpunimit me Organet Komunale, Organizatave të Shoqërisë Civile.

Fundamenti

Në fillim të punëtorisë Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja,njoftoi pjesëmarrësit për qëllimin, realizimin e projektit duke i listuar aktivitetet e mbajtura deri më tani si dhe për objektivat e synuara të projektit duke kërkuar nga institucionet komunale mbështetje nga institucionet lokale në trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve me theks të veçantë të komunitetit Rom.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në këtë punëtori kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e komunitetit Rom, si rekomandime kryesore të dala janë: Shkollimi i nxënësve në nivelin e lartë arsimor, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, regjistrimi i dhe pajisja me dokumentacion të qytetarëve Rom nga regjistrimi civil, organizimi më i mirë i jetës kulturore dhe sportive për të rinjtë, shfrytëzimi i palestrës sportive, përmirësimi i gjendjes socio ekonomike dhe rritja e punësimit, etj.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për komunitete Aleksandra Jovanovic, qytetarë të komunitetit Rom, zyrtarë komunal,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, mediet lokale./rajonipress/