Mobi Casa

Komuna e Kamenicës mbështetë “Fushatën 16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” me aktivitete të shumta

/ 4 minuta lexim

Kamenicë – Nazmije Demolli Kastrati, Koordinatore e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, njëherit edhe Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, theksoi se fushata kundër dhunës në baza gjinore nuk përfundon sot, por do të vazhdoj çdo ditë tjetër për të parandaluar këtë fenomen negativ të shoqërisë sonë. Slogani i kësaj fushate është “Sot dhe çdo ditë tjetër”. Pra, sot edhe 365 ditë do të vazhdojë kjo luftë derisa do të ulim dukshëm numrin e grave të dhunuara në familje, sepse dhuna është e papranueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut”, shtoi ajo.

Me rastin e “Fushatës 16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës në Bazë Gjinore”, Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, përkatësisht Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje, në bashkëpunim me Grupin e Grave të Kamenicës gjatë këtyre 16 ditëve organizuan këto aktivitete:

Uji Dea
  • Hapja e Fushatës: më 25 Nëntor në Ditën Ndërkombëtare Kundër Eliminimit të Dhunës ndaj Gruas, ndriçimi i objektit të Komunës me ngjyrë portokalli;
  • Shpërndarja e shalleve me ngjyrë portokalli, bartja dhe vendosja e tyre gjatë gjithë kohës në ambientet e punës në shenjë sensibilizimi me Fushatën Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe fotografia e përbashkët;
  • Marshi i ecjes tradicionale Kundër Dhunës me Bazë Gjinore prej objektit të Komunës deri në Sheshin “Metush Krasniqi”, dhe shpërndarja e materialeve promovuese tek qytetarët me informacione për Parandalimin e Dhunës me Bazë Gjinore;
  • Ekspozita “Tuneli i Fundit” në të cilën u paraqitën 27 histori, 27 emra të grave të cilat ishin viktima të dhunës në Kosovë;
  • Me rastin e 16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore – Vizitë Stacionit Policor në Kamenicë dhe takimi me Udhëheqësit e Sektorit të Njësisë së Hetimeve, ku u diskutua rreth gjendjes dhe rasteve të dhunës në familje në komunën tonë;
  • Ndezja e qirinjëve në shenjë nderimi për Liridonë Ademaj e cila u vra më 29 nëntor në Prishtinë;
  • Në hapësirën e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”, Koordinatorja e NJKDNJ-së, njëherit edhe Koordinatore e MKKDHF, mbajti sesione informuese me të rinjë nga komuniteti shqiptar e rom, nxënës të shkollave të mesme të komunës sonë, lidhur me parandalimin e Dhunës me Bazë Gjinore;
    •Tryezë diskutimi: “Të gjithë Kundër Dhunës në Bazë Gjinore’’, si pjesë e Fushatës “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës në Bazë Gjinore”, sllogani i së cilës ishte: “SOT DHE ÇDO DITË TJETËR”;
    •Fushata 16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, me datën 10 Dhjetor Dita Ndërkombëtare e të drejtave të Njeriut – lansimi i videospotit përgatitur nga Koordinatorja e NJKDNJ-së lidhur me vetëdijesimin e qytetarëve mbi të Drejtat e Njeriut.

Nazmije Demolli Kastrati, Koordinatore e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, njëherit edhe Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, theksoi se fushata kundër dhunës në baza gjinore nuk përfundon sot, por do të vazhdoj çdo ditë tjetër për të parandaluar këtë fenomen negativ të shoqërisë sonë.

Slogani i kësaj fushate është “Sot dhe çdo ditë tjetër”. Pra, sot edhe 365 ditë do të vazhdojë kjo luftë derisa do të ulim dukshëm numrin e grave të dhunuara në familje, sepse dhuna është e papranueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut”, shtoi ajo.