Uji Dea

Rahimaj pret në takim përfaqësues nga Komuna e Mustafa Kemal Pashës së Turqisë

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me drejtorë komunal kanë pritur në takim ekipin nga Komuna e Mustafa Kemal Pashës së Turqisë. Të pranishëm nga ekipi turk ishin Deniz Derya Kanar-Nënkryetar i Komunës në fjalë, Jusuf Durmus-asambleist si dhe Necip Sen, Kryetar i Shoqatës “Rumelia”.

Ata kanë diskutuar rreth bashkëpunimeve të mundshme ndërkomunale si dhe për shpeshtimin e vizitave të tilla për të diskutuar dhe ndarë eksperiencat e mia në sektorë të ndryshëm e sidomos në atë të arsimit dhe bujqësisë.

Mobi Casa

Kujtojmë se komunat tashmë janë të binjakëzuara, dhe do të ketë edhe në të ardhmen aktivitete të cilat do të organizohen në bashkëpunim./rajonipress/