ARKATANA

Kamenica shijon kulturën dhe bukuritë e veshjeve tradicionale

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – “Ky panair është një mundësi e shkëlqyeshme për të ekspozuar veshje tradicionale dhe ushqime të ndryshme”, ka thënë Drejtoresha Burbuqe Leka.

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë ka organizuar panairin me prodhime të grave, për nder të festës së 28 Nëntorit.

Mobi Casa

Qëllimi i organizimit të këtij panairi është promovimi i prodhimeve vendore me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ku gjatë kësaj vizite, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka ka thënë se ky panair po ashtu do të jetë një përvojë e mrekullueshme për të shijuar kulturën dhe bukurinë e veshjeve dhe ushqimeve të vendit tonë.

“Ky panair është një mundësi e shkëlqyeshme për të ekspozuar veshje tradicionale dhe ushqime të ndryshme”, ka thënë Drejtoresha Burbuqe Leka. Panairi do të jetë i hapur deri të dielën./rajonipress/