Mobi Casa

Kurti tregon se pse u lanë të ikin terroristët e Banjskës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e mediumit britanik BBC.

Kurti edhe njëherë solli në kujtesë agresionin e Serbisë në Banjskë, ku më 24 shtator 2023 u vra polici, Afrim Bunjaku.

Ai u pyet se pse u lanë të ikin pjesëmarrësit?

“Ne kishim një perimetër të gjatë dhe të gjerë. Ne nuk deshëm që ndonjë nga plumbat e policisë tonë të përfundonin në manastirin ortodoks serb. Çmimi që ne paguam ishte fakti që ata ia arritën të ikin”, tha ai.

Kurti tha pas aksionit të Banjskës, policia arriti të kapte armë dhe pajisje në vlerë prej 5 milionë eurosh.

Shefi i Qeverisë theksoi se po ashtu u vranë edhe tre nga terroristët.

Albin Kurti, përmendi se serbët si minoritet në Kosovë kanë të drejtat “më të gjera” në Europë, përfshirë gjuhën serbe si gjuhë zyrtare, 10 ulëse të garantuara në Kuvend.

RCCOLA

“Ajo çfarë kam bërë në këto tri vjet është ligjshmëri dhe kushtetutshmëri. Ne duhej të luftonim financimin e terrorizmit”, tha ai.

Kurti tha se minoriteti serb nuk është i rrezikuar nga qeveria e tij, por se ata s’i lë rehat qeveria serbe.

“Shumica e komunitetit serb e pranojnë Republikën e Kosovës si vendin e tyre. Megjithatë, neve na duhet të parandalojmë Beogradin që t’i ngacmojë ata. Nuk ka rrezik nga qeveria ime për serbët e Kosovës. Ne s’mund të lejojmë që një individ apo grup të bëhet më u fuqishëm se shteti dhe shteti është për sundim ligji për të gjithë”, tha ai.

Ai foli edhe rreth vendimit të marrë nga Banka Qendrore e Kosovës për dinarin.

Kryeministri tha se institucionet financiare të Kosovës e kanë diktuar këtë dhe tha se kjo u bë me qëllim luftimin e financimit të terrorizmit.

“Dinari i takon shekullit të kaluar dhe Millosheviqit , nëse Serbia e pëlqen dinarin neve s’mund të na imponojë. Ne duhet të dimë se kush po dërgon para, te kush dhe për çfarë qëllimi”.