KV

Drita dënohet me katër ndeshje pa shikues dhe 1500 euro gjobë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Të martën Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar klubin e Dritës me zhvillimin e katër ndeshjeve në terren të vet pa praninë e shikuesve dhe me gjobë prej 1500 euro.

Ky dënim Dritës i është shqiptuar për lëshim në organizimin e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës ndaj Prishtinës.

Eco Higjiena

Ajo ndeshje ishte zhvilluar më 24 prill në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. “Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Dritës manifestuan sjellje të ashpra, josportive, e të cilat dëmtojnë autoritetin sportiv të futbollit. Sjelljet e tyre janë manifestuar me gjuajtje të gjësendeve të palejuara në drejtim të lojtarëve të Prishtinës, përafërsisht 25 shishe plastike. Tifozët e Dritës kalojnë rrethojat, duke depërtuar në fushë dhe duke u konfrontuar drejtpërdrejt fizikisht me zyrtarët e klubit Drita”, shkruan në arsyetim të vendimit. Sipas njoftimit të FFK-së “vendimi është i nevojshëm për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e sportit dhe për të zbatuar rregullat dhe normat e përgjithshme të sjelljes sportive konform akteve normative të federatës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.